Kuvendi shkarkon Xhukën, bën
nul dekretin e Bujar Nishanit

Kuvendi shkarkon Xhukën, bën<br />nul dekretin e Bujar Nishanit
TIRANE- Pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seancës së djeshme plenare, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancës kreun e ILDKP, Zana Zhukën, duke zgjedhur në vend të saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përball Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn. Emri i kreut të ri të ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytë përkrah Xhukës për kreun e instutucionit të deklarimit të pasurisë, ndonëse nuk u hodh në votim.

Atë kohë ai pati mbështetjen e grupit të LSI, të cilët dolën hapur se do të kishin votuar atë nëse do të hidhej në votim. Mosvotimi i Ganajt, nga ana e LSI janarin e vitit të kaluar u perceptua si përcarrja e parë e mazhorancës të asaj kohe, ku pjesë e saj ishte edhe kjo parti. Ndërkohë që seancën e djeshme projektvendimi që u mioratau për shkarkimin e Xhukës ishte i bazuar pikërisht në mosvotimin e dekretit të presidentit për dekretin e dytë si dhë në raportin e Komisionit të Ligjeve apo dhe kërkesës së 51 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e kryeinspektores.

“Duhet të keni parasysh se këtu vërtetë ka ndodhur një problem i madh, kur pikërisht në seancë ku do të votohej për dekretin e presidentit për ILDKP-në, ku neni 1 thuhet se, znj. Zana Xhuka dhe z. Shkëlqim Ganaj, është votuar për një kandidaturë dhe Kuvendi nuk është shprehur për kandidaturën tjetër dhe njëkohësisht kjo kandidaturë është propozuar në kundërshtim me ligjin dhe këtë ua kam thënë edhe kur kam qenë në koalicion dhe nuk kam votuar për këtë kandidaturë", ishte arsyetimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Në projektvendimin e miratuar dje në Kuvend të hartuar nga relatorja Ermonela Felaj, u propozua shpallja si i pavlefshëm i vendimit nr.1/2013 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive” dhe për rrjedhojë rregullimin e pasojave juridike të krijuara në këtë mënyrë: lirimin nga detyra të Inspektores së Përgjithshme të ILDKP të znj. Zana Xhuka, votimin e dekretit të presidentit të Republikës nr.7928, datë 16.01.2013 “Për propozimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”, thuhet në projektvenimin.

Akuzat
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi sqaroi se në asnjë rast dekretet e presidentit, për emërime, shkarkime, për të cilat jep pëlqimin parlamenti, hyjnë automatikisht dhe sipas rregullores. Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha tha se kjo ishte kapje e institucioneve. “Ky është puç ndaj institucioneve të vendit. Turp, me këtë akt po sakrifikoni statusin. Ti fut në rend dite çështje kaq kapitale pa ia paraqitur kryesisë së Parlamentit, por këtë s’mund ta bësh kurrë, s’mund të sillesh sikur parlamenti të jetë kopshti yt dhe i Edi Ramës. Dëgjo ti zoti ç’integrim. Ju vërtet sakrifikoni Zana Xhukën për pallatin e kryetarit tuj, por ta dish që sakrifikon statusin e vendit kandidat, keni interes paratë tuaja”, tha ai.
 
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Salianji: Seancën me ministrin Balla e shtymë për një ditë tjetër! Deputetët e PS s’pranojnë të vazhdojmë me dëshmitarët sepse kanë frikë të përballen

Salianji: Seancën me ministrin Balla e shtymë për një ditë tjetër! Deputetët e PS s’pranojnë të vazhdojmë me dëshmitarët sepse kanë frikë të përballen