TIRANE - Kuvendi vendos të shkrijë Komisionin e Shërbimit Civil dhe ‘de juro’, përveçse ‘de fakto’. Struktura që merrej me ankesat e nëpunësve të administratës në rast shkarkimesh nga puna, qe prej 1 tetorit pezulloi punën, ndonëse zyrtarisht funksiononte ende si strukturë.

Pas rrëzimit të aktit normative nga Gjykata Kushtetuese, ligji i nëpunësit hyri në fuqi duke bërë që institucioni të mos kishte më asnjë vlerë që prej këtij moment.

Kuvendi vendosi të krijojë një strukturë të re, që do të shqyrtojë mënyrën e trajtimit të administratës dhe do funksionojë si hallkë ankesash para se drejtimit në Gjykatën Administrative.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)