TIRANE- Komisioni i Medias miratoi sot paradite hapjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Drejtues në Radio Televizionin Shqiptar. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e sotme, duke vazhduar bojkotin e punimeve parlamentare në shenjë prishjes së konsensusit për nëpunësit civil.
“Mandatet e anëtarëve të Këshillit të RTSH kanë përfunduar. Në këto kushte ka vakancë për të gjithë anëtarët e tij. Do jenë 40 kandidatura për 10 vende vakante” – tha Peza, i cili drejtoi konferencën, duke informuar se do të ketë tryezë për të konsultuar kandidatët me të gjithë aktorët. Komisioni i medias fton të shoqatat të sjellin kandidatët për postet.
Anëtarëve të Këshillit Drejtues, të Bordit Administrativ dhe të Drejtorit të Përgjithshëm i ka skaduar mandati.
Nga Këshilli Drejtues i RTSH do të zgjidhet më pas dhe drejtori i Televizionit shtetëror shqiptar. Deri në këto momente qarkullojnë emra të ndryshëm se kush do të mund të zgjidhet për kryetar Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ku më i përfoluri është ai i ish-deputetit socialist Alfred Dalipi.
PEZA KERKON DHE SHKARKIMIN E ENDIRA BUSHATIT
“Ka edhe një moment tjetër, që ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e kryetares së AMA-s, pasi sipas këtij raporti lind një interpretim juridik, sepse nuk ka përputhje midis balancës së ligjit të ri që kërkohet. Pra,3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anëtarëve të AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca. Ligji i ri përcakton që kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca, ndërsa nënkryetari nga pakica. Ata kanë edhe kryetarin, edhe nënkryetarin, nga pakica”, ka deklaruar Peza pak ditë më parë në Komisionin e Medias. Ndërkohë që për të majtët në këtë komision, aktualisht RTSH-ja ndodhet në një moment paligjshmërie. “Përveçse një institucion i politizuar dhe jo profesional, aktualisht RTSH-ja ka një moment paligjshmërie, për shkak të skadimit të mandateve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të Bordit Administrativ dhe të Drejtorit të Përgjithshëm”, shkruan Peza në Facebook.
“Duhet ndalur rrënimi i mëtejshëm i këtij institucioni, duke e rikthyer atë në binarët e profesionalizmit dhe ligjshmërisë, në shërbim të të gjithë shqiptarëve”, përfundon shënimin e tij, deputeti socialist Alfred Peza.
Redaksia Online
(sg/ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com