Kuvendi shpërfill rekomandimin
e OSBE për Autoritetin e Dosjeve

TIRANE - Ekspertë të sigurisë kombëtare apo njohës të strukturës së ish-sigurimit të shtetit, kanë shanse për tu bërë pjesë e Autoritetit për hapjen e dosjeve të periudhës ish-komuniste.
 
Njoftimi për vende të lira pune në këtë Autoritet është bërë nga Kryesia e Kuvendit me sugjerimet përkatëse të OSBE-së. Kjo e fundit përmes një letre dërguar Komisionit parlamentar të Ligjeve rekomandon procedurën paraprake të mënyrës se si do përzgjedhin kandidatet.
 
Inkurajohet që personat të kenë njohuri të thelluara në fushën e historisë arkivave, ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe njohës së ish-sigurimit të shtetit.
 
Po ashtu OSBE në letrën dërguar Komisionit të Ligjeve rekomandon që në njoftimin e Kuvendit të mos përfshihet si kriter paraqitja e certifikatës së sigurisë por vetëm deklarata që kandidati përmbush të gjitha kriteret ligjore.
 
Certifikata e sigurisë sipas OSBE rekomandohet të paraqitet përpara votimit në Kuvend të kandidatëve. Ndërkohë njoftimi i Kuvendit e kërkon këtë dokument të paktën 1 jave para shqyrtimit të kandidaturës duke mos e respektuar këtë propozim të OSBE.

osbe dosjet e ish sigurimit

Madje sipas argumenteve që jep ky institucion, njoftimi shkon përtej kërkesave të ligjit, madje mund të spraps shumë kandidatë për shkak se nuk është e thjeshtë për tu pajisur me këtë certifikatë.
 
Nga data 24 korrik deri më 22 gusht të gjithë ata të interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në kryesinë e Kuvendit. Ngritja e Autoritetit për hapjen e dosjeve pritet të votohet në muajin shtator në Parlament.

njoftimi i kuvendit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve