Kuvendi sjell Kushtetutën
e re dhe fjalimet e liderëve

Kuvendi sjell Kushtetutën<br />e re dhe fjalimet e liderëve
Në kuadër të parashikimeve për vitin 2017 Shërbimi i Botimit Parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë do të sjellë dy botime, sipas informacionit të dërguar në Byronë e Kuvendit.

Së pari, do të sjellë “Botimin në një vëllim të veçantë të fjalimeve të personaliteteve të huaja të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Mendojmë se ky botim është me vlerë në pikëpamje historike pasi në një tekst të vetëm dhe të përqendruar do të përmblidhen qëndrimet, mendimet, idetë e këtyre personaliteteve në lidhje me zhvillimin demokratik dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.

Kjo përmbledhje do të shërbejë, ndër të tjera, edhe si reference e ecurisë së Shqipërisë në kuadrin e rrugëtimit të saj në strukturat e saj euroatlantike”,-thuhet në relacion.

Së dyti, do të sjellë botimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. “Këto dy botime i cilësojmë si të nevojshme në kuadër të ndryshimeve që Kushtetuta ka pësuar përgjatë miratimit të reformës në drejtësi.

Duke qenë se vitin e  ardhshëm janë zgjedhjet parlamentare dhe do të ketë një konfigurim të ri parlamentar e shohim domosdoshmëri botimin e  Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit për pajisjen e deputetëve me këto dy dokumente të rëndësishme”,-thotë relacioni. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës