Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik

TIRANË-  Pas disa orëve debate Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, siç kjo e fundit ka urdhëruar në vendimin e janarit 2023. Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

Qëndrimi i mazhorancës u mbrojt nga Klotilda Bushka, e cila sqaroi se Xhaçka i ka dhënë shpjegimet e saj para Kushtetueses, ndërsa qëndrimi i opozitës u mbrojt nga Gazment Bardhi që i kërkoi deputetes të përballet me drejtësinë, për mandatin që ai e quajti anti-kushtetues.

“Kemi bërë një mocion, kam shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe na ka thënë Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni pranë Gjykatës Kushtetuese. Juve zonjë sa kohë besoni në drejtësinë, pse fshiheni pas votës së Ramës. Hajde shkojmë në Gjykatë Kushtetuese, ta vendosë gjykata. Pse fshiheni nga drejtësia, ju që keni luftuar kaq shumë për drejtësinë" tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend.

Sipas Bushkës, Olta Xhaçka, përmes përfaqësuesit ligjor ka ndenjur 10 orë në Gjykatën Kushtetuese dhe i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe pretendimeve të palëve, si dhe ka çuar 500 faqe me dokumente që mbështesin argumentet e saj.

"Ne jemi mbledhur për të trajtuar një çështje procedurale kushtetuese, nuk jemi as në gjyq politik, as para një prokurori publik politik që i bën pyetje një deputeti të Kuvendit. Në fund Gjykata Kushtetuese nuk ka disponuar nëse ka përputhshmëri mandati apo jo, por thjesht ka pushuar çështjen. Xhaçka ka qenë në dispozicion të drejtësisë kushtetuese. Në sajë të reformave kushtetuese punët janë të ndara, drejtësia është e pavarur në punën e vetë", shtoi Bushka.

Debati në seancë

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00 të mëngjesit me debate të ashpra mes ish ministres Olta Xhaçka dhe opozitës e cila e akuzon se ka përfituar pasuri publike. 

Nga foltorja e Kuvendit, vetë deputetja Xhaçka sqaroi pozicionin e saj dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në Dhërmi.

Xhaçka e bëri të qartë se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike,zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi proceduriale të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi I investitorit strategjik të asistuar. Se nuk është aspak I barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri që kurrë mos u bëftë,pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin. Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh. Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë intepretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit, tha Xhaçka.

Shpifje të ulëta i quajti ish ministrja akuzat e opozitës.

"Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, siç bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu. Një gjë di ta them me siguri, as kam ushtruar influencën time për te përfituar asgjë nga ato qe janë bere fakte te kryera si përfitime, as ne fakt nuk kam përfituar asgjë prej tyre, sepse janë thjesht te pavërteta" tha ajo.

Në një reagim jashtë Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare, (rreth orës 19:00) Gazment Bardhi e quajti ditë të zezë për Shqipërinë pasi sot Gjykata u asgjësua me votat e PS dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos heshtin.  

Po sot në Kuvend u miratua me 73 vota pro ngritja e Komisionit të Dezinformimit, 7 deputetë votuan kundër, asnjë abstenim.

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Në janarin e vitit 2023 Gjykata Kushtetuese vendosi që parlamenti duhet të çojë çdo kërkesë për mandatin e deputetëve në këtë gjykatë.

Mocioni për mandatin e Olta Xhaçkës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Tabaku dhe Spiropali nuk mbajnë dot të qeshurën, çfarë ndodhi në Kuvend (VIDEO)

Të qeshurat nuk kanë munguar në këtë seancë plenare. Teksa deputetja demokrate Jorida Tabaku po fliste mes saj dhe ministres Elisa Spiropali kanë nisur të qeshurat në distancë. Një pyetje nga deputetja Jorida Tabaku, ka shkaktuar të qeshura tek kjo e fundit dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila tha se pyetjet e deputetëve të opozitës nuk bëhen nga kurizoiteti i tepërt i tyre lidhur me marrëveshjen për tregun e brendshëm evropian.

Ora 19:15
Rrëzohet kërkesa për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS! Rahmet pastë Reforma në Drejtësi

 

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat pas rrëzimit të kërkesës për dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Ai shprehet  se me votën e socialistëve, gjykata humbi kuptimin e ekzistencës së saj.

“Rahmet pastë reforma në drejtësi. Çdo vendim gjykate përfshirë atë supreme e kushtetuese që cënon interesin personal të Ramës apo bashkëpunëtori të tij nuk  ka asnjë vlerë griset në sytë e çdo qytetari të republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Nëse Xhaçka nuk zbaton në vendimin e gjykatës kushtetuese, Rama nuk e zbaton, pse duhet shqiptarët të zbatojnë një vendim të gjykatave të zakonshme. Sot ka rënë çdo garanci kushtetuese për çdo qytetar”, tha Bardhi.

"Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha  ai mes të tjerash.

Ora 18:55
Kuvendi nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës: Mazhoranca voton kundër, opozita pro

39 vota pro, 72 kundër dhe asnjë abstenim. Kështu ka votuar Kuvendi duke mos çuar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kundër votuan të gjithë deputetët e mazhorancës, kurse pro ata të opozitës.

Sakaq Kuvendi miratoi sot në seancë plenare me 112 vota pro, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëveshja interbus), në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të rregullt të specializuar të udhëtarëve me autobus”.

Me 109 vota pro u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Programin e tregut të përbashkët, për periudhën 2021-2027””.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin “Për emërimin e zonjës Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv”.

U miratua me 70 vota pro, projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë””, i ndryshuar.

Me 78 vota pro u miratua edhe projektvendimi “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të të Apelimit””, i ndryshuar.

Ndërkohë me 79 vota pro, deputetët miratuan projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””, i ndryshuar.

Gjithashtu u miratua me 73 pro edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 98/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar.

Ndërsa me 69 vota pro, 5 vota kundër dhe 2 abstenime deputetët miratuan projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” mori 73 pro, 7 kundër, asnjë abstenim.

Ora 18:53
Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Dezinformimit me 73 vota pro

Deputetët kanë votuar me 73 vota pro për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, ndërsa 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi, në seancën e sotme plenare.

Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme.

Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Ora 18:49
Pritet të votohet për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Raporti i shumicës s’ka asnjë qëndrim

"Raporti i mazhorancës për sa i përket dërgimit ose jo në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës nuk ka asnjë qëndrim", thotë nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhit teksa raporti kaloi për votim.

“Zonja kryetare përpara se të kalojë për votim do duhet të dimë se për çfarë të votojmë. Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim sa i takon kësaj çështje. Si  rregull duhej raport i përbashkët. Çfarë duhet të votojmë. Raportin që Bushka lexoi Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antikushtetues. Mesazhi që u jepni qytetarëve është se asnjë vendim gjykate nuk ka vlerë nëse s’na pëlqen. Këtu nuk ka më shtet ligjor.”

Ora 18:36
'Kjo çështje i takon Kushtetueses', lexohen raportet për mandatin, Xhaçka mungon në Kuvend, deputetët e Rithemelimit u bien tavolinave

1712853614_kuvendiiii.JPG

Nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka lexuar raportin e depozituar në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai tha se “kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetueses është organi suprem që zhbën vendimet e Kuvendit”, tha Bardhi. Teksa Bardhi po lexonte raportin Xhaçka nuk ishte e pranishme në sallë.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Klotilda Bushka në emër të PS u shpreh se vendimi i “Kushtetueses” nuk mund të diskutohet.

“Po zbatojmë prej muajsh vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Bushka.

Teksa Busha po lexon raportin deputetët e Rithemelimit u kanë rënë tavolinave në shenjë proteste.

Ora 18:35
VIDEO/ Deputetët e Rithemelimit iu bien tavolinave duke thërritur: Turp!

 

Deputetët e Rithemelimit gjatë seancës plenare në Kuvend kanë filluar t'iu bien tavolinave duke thërritur: 'Turp! Turp!', teksa fjalën e mbante deputetja e PS, Klotilda Bushka.

“Në fund Gjykata Kushtetuese nuk ka disponuar nëse ka përputhshmëri mandati apo jo, por thjesht ka pushuar çështjen. Xhaçka ka qenë në dispozicion të drejtësisë kushtetuese.
Në sajë të reformave kushtetuese punët janë të ndara, drejtësia është e pavarur në punën e vetë. Ju ngrini këtu çështje që janë objekt i punës së drejtësisë së pavarur dhe na anatemoni ne se nuk mbështesim reformën në drejtësi”, iu drejtua Bushka deputetëve të opozitës.

Sipas saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim dhe Gjykata Kushtetuese është autoriteti fundor që njeh ligji.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili më herët paraqiti në seancë raportin e opozitës, u shpreh se “raporti i mazhorancës nuk ka asnjë qëndrim”.

“Përpara se të kalojë për votim do duhet të dimë se për çfarë të votojmë. Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim sa i takon kësaj çështje. Si rregull duhej raport i përbashkët. Çfarë duhet të votojmë. Raportin që Bushka lexoi, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antikushtetues. Mesazhi që u jepni qytetarëve është se asnjë vendim gjykate nuk ka vlerë nëse s’na pëlqen. Këtu nuk ka më shtet ligjor”, tha ai.

Ora 17:06
'Te ballkoni apo burgu shkoni sa të doni, por mos jepni leksione për Europën', Spiropali: Mundësuam një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë

1712848247_bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb.JPG

Në një debat me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se PS ka bërë të mundur që për herë të parë të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë.

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë... Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë.

Realiteti i Shqipërisë nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe te kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat, e jo të gjithë vendet e e BE nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe në procesin e screening ka treguar se është gati për këtë proces. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, e atë që përmendet më shumë SPAK. Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë dhe patjetër ka nevojë për reformim të mëtejeshëm si të gjithë institucionet e tjera. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet një grupim politik të mbrojë me ombrellën politike njerëz nën akuzë nga drejtësia por kjo është çështje për diskutim tjetër.

Te dritarja, te ballkoni, te burgu mund të shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në këto debate se Parlamentin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që e ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, e shkuara jonë ka qenë totalitariste, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të tillë të dala nga dëshirat personale  por nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Ora 15:33
'Po në Gërdec sa drejtorë ishin përfshirë?' Braçe 'thumbon' opozitën: Jo vetëm vodhën, por bën pjekje të gjallë

 

Deputeti socialist Erion Braçe mbajti një fjalim në foltoren e parlamenti ku tregoi diferencat që ka mazhoranca aktuale sipas tij, me mazhorancën e dikurshme kur Sali Berisha kishte kontroll mbi prokurorët dhe gjyqtarët dhe nuk lejonte të hetoheshin drejtorët e tij. Ndërsa sot thotë Braçe, ka prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur.

'Edhe sot në mëngjes në këtë sallë shoh se nuk ndryshon asgjë këto 34 vite. Çështjet penale i zgjidh prokuroria, çështjet politike i zgjidh vota. Kjo duhet të ishte sjellja që në fillim. Por prokurori u kap dhe më pas u fut në burg kryetari i opozitës. Dhe prokuroi i kryetarit të opozitës është avokati i kryetarit të opozitës sot. Trajektore e bukur. Ka qenë kjo sjellje. Jam gati t’ju them si quhesh Maks Haxhia e me radhë deri tek Ina Rama këtu në sallën e parlamentit. E më pas u shqua në mënyrë të pa denjë si mafia quante Silvia Contin tek filmi. Ajo që nuk ndryshon është kultura.

Kjo kultura e re kur para një akuzë penale ke vetëm avokatin dhe nëse pengon prokurorin ke një akuzë mbi kurriz, akuzë penale që cilësohet si pengim i drejtësisë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk jam këtu të mbroj kompaninë 5D, asnjë tjetër. Të përgjigjen para prokurorit. Mos bëni si të virgjër.

Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë? Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

Cila ishte diferenca? Në atë kohë s’kishte as prokurorë as gjyqtar. Tani ka prokuror dhe gjyqtar. Kishte një kryeministër që ushtronte presion mbi çdo prokuror dhe gjyqtar. Kjo është diferenca mes nesh. Që gjithkush të mbajë përgjegjësi për atë që bën', tha Braçe ndër të tjera.

Ora 14:41
Nënkryetar prej 3 vitesh, Gjekmarkaj ulet për herë të parë në karrigen e drejtuesit të seancës në Kuvend

Agron Gjekmarkaj është ulur për herë të parë në karrigen e drejtuesit të seancës plenare.

Megjithëse prej 3 vitesh është emëruar nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nga radhët e opoazitës, Gjekmarkaj vetëm sot është vënë re të ulet në karrigen e drejtuesit.

Ka qenë nënkryetarja Ermonela Felaj e cila ka drejtuar seancat plenare gjatë kohës që nuk ka qenë e pranishme Lindita Nikolla.

Ora 13:31
Mandati i Xhaçkës, Kryemadhi: Gratë bëhen ‘mish për top’, ‘karma is a bitch’ Olta

 

Pas fjalës së deputetes Olta Xhaçka në Kuvend, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo është pjesë e regjisë që drejton mazhoranca.

‘Më vjen keq që ne gratë bëhemi mish për top për burrat, por ‘karma is bitch’ Olta. Sot pas 34 vitesh gjendemi akoma në një regjim hibrid gjysmë demokratike. Nga një vend hibrid po shkojmë drejt një vendi autoritar. Drejtësia funksionon me regji dhe Olta Xhaçka është pjesë e regjisë.

I duhet mazhorancës ushqim për opinion publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, fondet e IPARD. Ju kujtojmë Xhafajn para disa vitesh për vilën që ju dha Bashës për të larguar ministrin e Brendshëm.

Elitat e së shkuarës dhe të ardhmes të cilat vazhdojmë të jemi informal edhe në punën që bëjmë vazhdojmë të kemi një punën informale. Nuk kemi një vizion të qartë cila do të jetë ekonomia shqiptare për të ardhmen.’- tha Kryemadhi.

Ora 13:03
‘Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?’, Bardhi i përgjigjet Xhaçkës: Ke frikë të përballesh me drejtësinë, mandatin e ke antikushtetues

 

Gazment Bardhi i është përgjigjur Olta Xhaçkës duke i thënë se ka frikë të përballet me drejtësinë se e di që mandatin e ka antikushtetues.

"Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.

Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.

(...)

Jeni shndërruar në qesharakë, nga halli madh që u ka zënë se s’doni ta dorëzoni para drejtësisë s’dini ca bëni dhe ca flini, askush s’ka shpifur e gënjyer. Ne kemi bërë një mocion, kam shkuar në GJK dhe na ka thënë Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni pranë GJK. Juve zonjë sa kohë besoni në drejtësinë, pse fshiheni pas votës së Ramës. Hajde shkojmë në GJK, ta vendosë GJ. Pse fshiheni nga drejtësia, ju që keni luftuar kaq shumë për drejtësinë. E ka thënë e zeza mbi të bardhë, vlefshmërinë e mandatit e verifikon GJK. Mandatin e ke antikushtetues e të paligjshëm", tha Bardhi. 

Ora 12:50
Bashkëshorti investitor strategjik? Xhaçka: Furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka thotë se nuk ka përfituar asnjë qindarkë shteti dhe se nuk është në konflikt interesi, pasi nuk thuhet askund që është e ndaluar që familjarët te merren me biznes. Xhaçka tha se emri i saj është futur si derri në thes nga linçuesit që përdorin lirinë për të akuzuar këdo që mundet. Xhaçka tha se kjo është furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin.

'Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet. 

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen. 

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden. 

Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjeret. Zero! Dhe e dini çfarë eshte perfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk eshte e njejta gje me statusin e shumeperfolur te investitorit strategjik), pra perfitimi qe sidoqofte ne cdo rast, ligjerisht, nuk i atribuohet fare drejtperdrejte bashkeshortit tim per nje investim ne hoteleri qe kurre mos u befte pas gjithe kesaj balte te pamerituar qe solli ne jeten tone, por kompanise, e cila ne nje te ardhme do te menaxhoje aktivitetin? Vetem e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njeres nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra te nxjerre shezlonet ne plazh. Dhe e theksoj: Per të drejtën e përdorimit te plazhit per klientet e hotelit, jo te perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare sic ndodh ligjerisht, ne plot pjese te segmentit bregdetar! Dhe jo tani, po kur te realizohet investimi qe s.eshte realizuar, kur te lidhet kontrata me te njejtat kushte e tarifa si gjithe te tjeret, qe u takon me ligj turizmi jo me status, qe nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet te vere shezlonet ne plazh kur investimi te kete perfunduar, kushedi se kur…

Deti dhe plazhet jane pasuri kombetare e shteterore te paperfitueshme nga askush dhe mundet vetem te perdorem, ashtu sic perdorim cdo prone publike. T’u thuash njerezve qe Olta Xhacka ju mori plazhin do te thote te tallesh me ta, do te thote te tallesh me statusin e deputetit, te opinionistit, te kronistit apo edhe thjesht te homo sapiensit. 

E marr me mend qe duhet te kete plot nga ata qe po me degjojne, qe pas gjithe hatave, gjemave e bemave qe kane degjuar, e kane te veshtire ne mos te pamundur ta besojne se kaq eshte kjo histori. Nje furtune ne goten e rakise politike te atyre qe pasi u dehen nga pushteti, pasi vrane njerez e shkaterruan prona shteterore, zaptuan prona private e perfituan cfare nuk perfituan, sot jane ne fazen e terbimit nga dalja e rakise.

Por fatmiresisht dhe fatkeqesisht, kaq eshte e gjitha!'- tha Xhaçka.

Ora 12:49
Sot pritet votimi për mandatin, Olta Xhaçka: Shpifje, familja ime s’ka përfituar asgjë nga shteti! Gjykata Kushtetuese ka pushuar çështjen, s’ka çfarë të votohet

 

Teksa sot pritet të votohet në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës, deputetja socialiste ka hedhur poshtë akuzat se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka tha se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë nga shteti.

Xhaçka tha se kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitori i asistuar njëjtë si shumë 1500 të tjerë, dhe se nuk është shpallur investitor strategjik. Xhaçka tha se Kuvendi s’ka çfarë të votojë sot, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pushuar njëherë çështjen. 

Xhaçka tha se Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika u kthye sërish në botën e biznesit.

“U bë një kohë shumë e gjatë...Përmbaje Gazin të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje. U bë një kohë e gjatë që emri im lidhte me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes. Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linç, ku faktet janë interesa politike e mediatike. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz këtë furi balte, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera, as nuk kam përfituar asgjë. Si për ti vënë kapakun një tallje, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të mbajtur në këmbë. Kuvendi s’ka ça voton fare se çështjen time GJK e ka pasur e ka shqyrtuar dhe e ka pushuar me vendim.

Sot këtu ajo që duhet të votohet, që është shkalla e sovraniteti të parlamentit dhe lira e votës së çdo deputet. Por gjithsesi, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, s’do komentoj më tej, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë. Por nuk mund të hesht për fajësinë që më është dhënë  në tribunat e opozitave dhe portalet e gjobave.  Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive. Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova, vendosi ta pushojë me vendim këtë çështje absurde.

Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova e materiale nga praktika gjyqësore e vetë Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, vendosi ta pushoje këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithe kjo zallamahi ku jam bërë unë mishi për top dhe ku flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar, në fakt ka shkak vetëm njërën ndër 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike qe operojne ne bregdetin e Shqiperisë, nga Velipoja deri ne Ksamil. 

Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund dhe pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër të fshehtë, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private,  pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im. I cili ishte sipërmarrës përpara se sa të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private, pasi u largua nga detyra e deputetit, si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lidhëm familjarisht pikërisht në rrugën e përbashkët të angazhimit politik, e nuk mund ta vazhdonim që të dy këtë angazhim.

Pra as nga une, as nga bashkëshorti im, as nga shteti që i ka dhënë një status aspak ekskluziv, po tërësisht ligjor një si dhjetra e dhjetra sipërmarrjeve të tjera, sipërmarrjes ku im shoq është pjesë, me një investim 100% privat dhe të mbështetur në një dokumentacion 100% transparent dhe të verifikueshëm pa asnjë vështirësi, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri apo favorizim i veçantë. 

Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet. 

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen. 

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden. ”, tha Xhaçka.

Ora 12:09
Braçe kërkon të hetohet Masakra e Peshkëpisë: Drejtësia e re duhet të merret seriozisht me këtë ngjarje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka bërë thirrje drejtësisë së re që të hetojë Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur me 1994, ku u sulmua posta kufitare në Peshkëpi (Gjirokastër) më 1994 dhe mbeti i vrarë roja dhe komandati i kërij reparti e u plagosën 4 ushtarë.

Asnjë letërporosi nuk është dërguar në Greqi. Drejtësia e re të merret seriozisht me ngjarjen e Peshkëpisë. Nuk ka ndodhur kurrë as një periudhe kur vendi la pasur trazira më të mëdha siç ishte ‘97, ka ndodhur në kushte paqje të plotë dhe nga një organizatë terroriste e shpallur e tillë nga Greqia ne duhet të hetonim dhe të mbanin përgjegjës për ngjarjen. Për ngjarje të tilla duhet të flasim e të komunikojmë në gjuhen e ligjit. Të gjitha ata që hedhin helm dhe dëmtojnë marrëdhëniet midis dy popujve tanë dhe vendeve tonë. Jemi dënuar të jetojmë në paqe e fqinjësi të mirë. Nuk mundet që ata persona në Shqipëri të jenë brenda ligjit dhe të prishin marrëdhëniet midis dy vendeve tona vetëm drejtësia çon në vend këtë marrëdhënie. Sa kohë që është edhe gjaku i ushtarakëve shqiptarë.’- tha Braçe.

Për afro tri dekada emri i Fredi Belerit është lidhur me një prej ngjarjeve më të rënda, që cenoi sovranitetin e vendit, “Masakrën e Peshkëpisë”. Është arrestuar, liruar, hetuar e gjykuar për atë ngjarje, dosja e të cilës përfundoi duke u mbyllur me siglën “pa autor”. Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur nga Himara, aktualisht është i dënuar nga GJKKO për vjedhje votash.

Ora 12:05
Koçi: Do të votoj kundër dërgimit të mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese

Deputeti socialist Petro Koçi ka deklaruar se do të votojë kundër raportit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të pavlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës.

‘Xhaçka nuk është në papajtueshmëri të mandatit. Unë personalisht do të votoja kundër. Ky është mendimi im.’- tha Koçi.

Ora 12:02
PS bojkot Komisionit Hetimor për 'Shëndetësinë', Koçi: Kryetarja po sillet si komandante! Duan të bëjnë shfaqje teatrale

1657209895_1657209748Screenshot3.jpg

Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë 3 herë radhazi në mbledhjet për komisionin hetimor për Shëndetësinë. Deputeti i partisë Socialiste, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor Albana Vokshi te ‘Shëndetësia’ për sterilizimin dhe Check up. Sipas Koçit, Albana Vokshi po sillet në mungesë respekti ndaj anëtarëve të komisionit.

‘Kryetarja vazhdon të mendojë se është komandante dhe kryetarja e Kuvendit e thërret seancën pasi e organizon konferencën e kryetarëve. Ajo është e detyruar në mazë të praktikës dhe kulturës parlamentare të koordinojë me kryesinë e komisionit.

Nuk ka mungesë vullneti por respekti për anëtarët e komisionit,. Ka mungesë respekti nga ane e kryetares për kryesinë e këtij komisioni duhet të kthejë rrugë dhe mos të vazhdojë me këtë mënyrë. Duan të bëjnë shfaqjeje teatrale politike,. Asnjë nuk është në konflikt interesi. Deklarata e konfliktit të interesit nuk nënshkruhet sepse kërkon një palë apo një palë tjetër politike por nëse duhet të nënshkruhet gjithmonë nëse e kërkon ligji.’- tha Koçi.

Ora 11:50
VIDEO/ Kuvendi voton sot për mandatin! Olta Xhaçka në seancë, flet me deputetin Arben Pëllumbi

 

Foto: Olta Xhaçka e Arben Pëllumbi ne seance, 11 prill 2024

Në seancën e sotme në Kuvend deputetët do të vendosin për dërgimin ose jo për shqyrtim në Kushtetuese të mandatit të deputetes Xhaçka. Si opozita dhe Partia Socialiste kanë përgatitur një raport dhe do të hidhen për votim për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron kjo gjykatë.

Vetë ish ministrja Xhaçka është në seancë dhe është filmuar duke diskutuar me deputetin e PS-së, Arben Pëllumbi.

Ora 11:09
Komisioni për Dezinformimin, Tabaku: Ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të njëanshme, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PS në lidhje me kërkesën e tij për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Ajo u shpreh se këto komisione nuk mund të jenë të njëanshme dhe se ajo ende pret një përgjigje nga ministri Hasani në lidhje me memorandumin e firmosur me sekretarin e shtetit Bkinken në shkurtin 2024.

“Kisha pritur që në këtë Komision palët të uleshin, duke pasur parasysh edhe çështjen sensitive të dizinformimit. Disa shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, organizata të lirisë së medias, kanë ngritur shqetësime përsa i përket fushës së veprimit të këtij Komisioni.

Unë besoj që ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të njëanëshme, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. Është e udhës që për këtë Komision palët të diskutojnë bashkë se cila është mënyra më e mirë, pa cenuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos e përdorur këtë Komision për betejën politike të ditës. “ u shpreh Tabaku ndërsa kërkoi që të diskutohet sepse media është e rëndësishme dhe një vijë e hollë e ndan lirinë e mediave nga uzurpimi i pushtetit të katërt.

Më tej Tabaku u shpreh se raporti i Freedom House është problematik në lidhje me median dhe lirinë e medias dhe se shumë organizata të medias dhe gazetarë kanë ngritur shqetësim në lidhje me këtë komision të posaçëm.

Ora 10:38
Kuvend, Çuçi: Kemi një raport për mandatin e Xhaçkës, do merret një vendim për dërgimin në 'Kushtetuese'

Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se kanë përgatitur një raport për vlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës dhe sot do të marrin një vendim për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.

‘Raportin e kemi përfunduar, e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK, sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

Ishte Gazment Bardhi i cili kërkoi që Kuvendi të zbatojë një detyrim të Gjykatës Kushtetuese.

‘Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një detyrim të GJK. Ne deputetë e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në këshillin e rregullores dhe mandatave. Nuk dimë cili është qëndrimi juaj, ndërprisni seancën dhe na vini në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj. Ju lutem zbatoni rregulloren e Kuvendit dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Besoj detyrimin për të zbatuar vendimin e GJKK-se e kemi të përbashkët. Nëse nuk e keni gati raportin ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë nëse ne nuk kemi raportin.’- tha Bardhi.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 12/04/2024 09:27

    Bravo mazhoranca! Nuk ka votuar ky popull qe opozita te perdhunoje mazhorancen por e kunderta! Do ishte mosrespekt ndaj popullit po te impononte opozita vullnetin e saj te pakices! Pakica te jape llogari per gjynahet e veta!

    Përgjigju
  • edi: 12/04/2024 09:10

    E Iris: mjafton qe ne te vjedhim e ti shpetojme burgut po per te shpikur jemi mjeshtra.

    Përgjigju
  • Iris: 12/04/2024 04:19

    C'eshte kjo shpikje?! Nuk eshte investitor strategjik,por na qenka investitor strategjik i asistuar!! Cfare do te shpikni tjeter per te shpetuar lekuren?!

    Përgjigju
    • Besi: 12/04/2024 13:43

      Anestezist e shumta mami

  • Marsi: 11/04/2024 22:12

    Nuk eshte thjesht atentat i miremenduar ndaj Kushtetutes. Mafia qe ka kapur PS dhe shtetin e Shqiperise, me pdrino Ramen, po con nje mesazh te forte. Kujtdo qe mendon te kerkoje arrest per ate dhe organizaten. Gjithashtu, qe planet e tij per vazhdimin e kapjes se shtetit dhe minimit te demokracise, kupto zgjedhjet 2025.

    Përgjigju
  • Capacul: 11/04/2024 22:05

    Rrofte RAMAFORMA

    Përgjigju
  • Gjyshi: 11/04/2024 20:54

    Cfare turpi per parlamentin. Vendimet e kuvendit i gjykom dhe interpreton vetem gjykata kushtetuese. Ta dergojne ne GJK dhe te vendode ajo per papajtueshmerine ose jo te mandatit te Oltes, jo parlamenti me vote politike. Kjo arrogance eshte e frikshme, qeveria mbi gjykaten? Eshte rrezuar shteti.

    Përgjigju
  • Linda: 11/04/2024 14:11

    Sude Jorida Tabaku bashkpuntorja e ngusht e partis "naziste " Berishjane te arrestohet brenda ne parlament bashk me Monika Kryemadhin ,te shpetoj politika shqiptare nga hajdutet dhe tradhetarit verteta!!

    Përgjigju
  • O Hajnesh: 11/04/2024 13:32

    AMON MOJ Z.DEPUTETE JAM GATI TE SHES NJE VESHK DHE TE MAR 5000 METRA VIJE E PARE NE BREGDET TE JUGUT ME 120 MIJE EURO...... PSE KTO GJERA JU NDODHIN VETEM KASTES TUAJ PS+PD+LRI ETJ...

    Përgjigju
    • Tirona: 12/04/2024 06:17

      O mik me shit jo 1 por 4 veshka nuk i afrohena dot vëndeve që kan ble kta e për më tepër me ato çmime. Kta jan të gjithë njësoj,vetëm partia i ndryshon. A ju kujtohet Tik Llalla?? 50 000 € bleu 1 fushë gjigande në SAUK.Me 50 000 € maksimumi blije 1 shpi në Fresk ose Kombinat.. Ja kta jan të 'ndershmit' që populli beso e voto.

    • Besi: 12/04/2024 06:05

      Amon ce do e kishe e sbone dy peshq do shesesh edhe tjetren per gomone se gazin e nxoren per se dyti spt nga gjykata te merrte vulen e bashes

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet