SKEDA/ Masakra e Peshkëpisë dhe si u vranë dy ushtarët shqiptarë në 1994! Faktet që lidhin ‘MAVI’-n dhe Belerin me ngjarjen, anëtarët e përfshirë

Emisioni ‘Cime Story’ në Report Tv solli pjesën e dytë të dokumentarit mbi Fredi Belerin. Shqiptarja.com sjell një skedë këtë sulm terrorist ndaj shtetit shqiptar. Kur ndodhi maskara e Peshkëpisë, si u sulmua Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër dhe kush u përfshi në këtë sulm?

Kur ndodhi Masakra e Peshkëpisë? Si u vranë dy ushtarakët shqiptarë 30 vite më parë?

Historia e masakrës së Peshkëpisë nis në 1994, ku mbeti i vrarë roja dhe komandanti i këtij reparti dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u sulmua më datë 10 prill të vitit 1994, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Organizata terroriste greke “Mavi”, kaloi kufirin e gjelbër nga Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, në Postën Kufitare të Peshkëpisë, ku ishin rreth 130 rekrutë që nuk u kishin besuar armë akoma. Për çudi ato ditë dhe rojet e postës ishin pa fishekë.

Ata vranë komandantin e postës, Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosën ushtarët e tjerë: Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi. Arsen Gjini u qëllua i pari gjatë këtij sulmi, duke mbetur i vrarë. Më pas, autorët mësynë brenda godinës dykatëshe duke hyrë në fjetinën ku ndodheshin rekrutët dhe në depon ku ruhej armatimi për të parandaluar çdo kundërpërgjigje. Gjatë sulmit, ata morën peng edhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar, Qemal Strokën, i cili më pas u la i lirë në kufi. 

Pas kësaj ngjarje në një gazetë greke, 24 orë më pas merret përsipër sulmi nga Mavi ose Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit, e cila nga shteti grek është listuar në këtë periudhë si organizatë terroriste. Pra, kemi të bëjmë me një akt që u mor përsipër nga një organizatë terroriste.

Anëtarët e këtij grupi terrorist rrëmbyen edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit dhe u kthyen sërish në territorin grek. Shqiptarja.com sjell edhe foton e armëve të grabitura në Gjirokastër që iu gjetën grupit MAVI, ku bënte pjesë edhe Beleri. 

Armët e vjedhura gjatë masakrës së Peshkëpisë që iu gjetën grupit Mavi ku bënte pjesë Fredi Beleri

Kush janë anëtarët e organizatës MAVI të përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë? Mes tyre edhe Fredi Beleri

Autoritete greke ndalojnë më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar për të sulmuar postën kufitare të Llongos. Të arrestuarve iu gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin: Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Beleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjirokastrës. Shqiptarja.com rikthen edhe njëherë videon e momentit të arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin "Mavi".

Por, ata nuk janë dënuar kurrë për këtë ngjarje të rëndë që tronditi shtetin shqiptar. Gjykata e Athinës i liroi me argumentin se nuk kishin prova të mjaftueshme që i implikonte ata në këtë ngjarje. Ndonëse armët që i gjetën ishin të grabitura në Peshkëpi, edhe pse u etiketuan si terroristë dhe anëtarë të një organizate terroriste, siç ishte MAVI, Fredi Beleri dhe 6 të tjerët u lanë të lirë nga drejtësia greke.

1711792134_page.jpg

 

Anetaret e organizates Mavi dhe Fredi Beleri
 

Hetimet në Shqipëri u mbyllën, çështja ishte parashkruar

Hetimi zyrtar nga autoritetet shqiptare për ngjarjen e Peshkëpisë nis vetëm në vitin 2019, i drejtuar nga prokurori Eugen Beci. Prokurorët e Krimeve të Rënda grumbullojnë gjithë materialet për ngjarjen, përfshirë ato që gjendeshin në arkivin e Policisë, në sirtarët e Shërbimit Sekret dhe Anti-terrorit.

I dyshuari i parë që u mor në pyetje për sulmin terrorist ishte Fredi Beleri, i cili ishte përmendur gjerësisht edhe në mediat shqiptare si autor i kësaj ngjarjeje. Ai u mor për tri orë në pyetje më 22 maj 2019, dhe në fund atij iu komunikua dhe akuza e ngritur, “Kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste”.

Në hyrje të derës së prokurorisë, Fredi Beleri deklaroi asokohe se “Erdha në Prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një çështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditën dhe në muajin që është bërë veprimi, unë kam qenë në Qipro. Edhe autoritet greke, edhe ato shqiptare, kanë prova që të ndalojnë poshtërimin e figurës sime për veprimet e mia politike”.

Por ky hetim, edhe pse vërtet serioz, nuk shkon deri në fund për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Momenti i arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin "Mavi"

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2024 00:46

    Kur terroristet palestineze vrane sportistet izraelite ne Lojrat Olimpike te Berlinit,Mosadi nuk humbi kohe me sterhollime gjyqesore,por /u kujdes/ per te gjithe terroristet pjesemarres dhe ata qe e urdheruan nje e nga nje me rradhe,u desh ca kohe,por drejtesia shkoi ne vend.Kush t'a beje kete ne Shqiperi,te vdekurit,apo Berisha e Meta qe bekuan vete Belerin, duke e kandiduar ne zgjedhje?!

    Përgjigju
  • Mavriu: 30/03/2024 22:30

    Mavi atehere, Mavi tani, keto Mavite vetem fatkeqesi sjellin!

    Përgjigju
  • Maksi: 30/03/2024 17:58

    Sikur ka harruar nja dy rreshta. Qe pas masakres se Peshkepise nga radikale terroriste e infiltruar nga sherbimi grek dhe ata qe e mbeshtesnin, atehere "partnere", Shqiperia reagoi me raprezaljen e arrestimit e gjykimit te spiuneve greke ose "te gjashteve". Nder to edhe "figura" te medias. Jo se i kishte zbuluar Shik i Gazidedes por ato qene me kohe te evidentuar nga ish sigurimi i shtetit. Mavi ishte nje "operacion" diversiv i shemtuar dhe idiot me infiltrim te EYP nen drejtimin e "stacionit" amerikan te Athines. Qe pasoi ne vrasje te pafajshme. E qe kur puna majisi me te gjashtet, bene cmos te destabilizonin me.infiltrime te reja ne 96-97. Keto te gjurmoje autori e jo ritregoje prrallat qe tashme dihen. Ato te vertetat qe sdihen ka nevoje te njohe publiku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës