Është zbardhur rendi i ditës i seancës plenare që do të mbahet ditën e enjte, 11 qershor 2026, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo që bie në sy, është se gjatë së enjtes do të mbahen 5 interpelanca me përfaqësuesit e Qeverisë, përfshi interpelancën me kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Gjithashtu të enjten do të mbahet interpelanca me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD-së; interpelanca me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të PD-së; interpelanca me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo; interpelanca me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri;

Në rendin e ditës për seancën e së enjtes është parashikuar edhe miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026 dhe diskutime jashtë rendit të ditës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)