Kuvendi zgjat vetëm 12 minuta
Berisha: Frikacakë! Kapitulluat

Kuvendi zgjat vetëm 12 minuta<br />Berisha: Frikacakë! Kapitulluat
TIRANE -  Ka dështuar skenari i Partisë Demokratike për të bllokuar punimet normale të seancës së kësaj të enjteje parlamentare. Si rrallë herë Kuvendi nisi në orarin e përcaktuar (në orën 10.00) dhe në një kohë rekord miratoi të gjitha projektligjet e rendit të ditës duke mbyllur punimet në rreth 15 minuta. 

Në këtë mënyrë, demokratët nuk realizuan dot skenarin e tyre për të ngulmuar përgjatë gjithë seancës në dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave nga Tom Doshi se ka urdhëruar vrasjen e deputetit të Shkodrës tashmë të përjashtuar nga PS dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.
 
Kjo, pasi punimet e Parlamentit u mbyllën para nisjes së protestës së opozitës në orën 11.00. Sipas skenarit të demokratëve, protestuesit do të bllokonin hyrje-daljet e Kuvendit për të mos lejuar daljen e kryetarit Meta deri në dorëheqjen e tij nga drejtimi i këtij institucioni.
 
Seanca nisi me tensione ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e Metës, ndërsa krijuan zhurmë në sallë duke i rënë tavolinave me mausin e kompjuterëve. Por kjo nuk pengoi kryeparlamentarin Meta të vijojë me rendin e ditës, ku deputetët e mazhorancës diskutuan për projektligjet nga vendet e tyre.

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli kanë mbërritur me vonesë duke humbur seancën. Jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha dhe Topallin e cilësuan këtë si një shenjë frike e mazhorancës. Për Berishën tashmë e vetmja rrugë janë zgjedhjet e parakohshme.



Ora 10:35 Rama: Lëreni hetimin të flasë, parlamenti të kthehet në binarë, jo sallë mitingjesh.
Kryeministri Edi Rama  në përfundim të seancash tha se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të kthehet në binarët e tij dhe të mos përdorët nga opozita si një sallë mitingjesh. Lidhur me çështjen Doshi, Rama tha se është hetimi i cili do të japë fjalën e tij dhe të zbardhë të vërtetën.

"Jam i bindur që gjithçka ndodhi dhe shkaktoi gjithë trazirën psikologjike për shoqërinë gjatë këtyre ditëve, do të kthehet në një mirësi për politiken dhe për ndërveprimin shoqëror dhe politikk, por për këtë duhet të presim me durim përfundimet e hetimit, sepse hetimi i plotë, i paanshëm dhe përçdo detaj i kësaj çështje do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku dhe do të mund të tregojë të vërtetën e të gjithë kësaj telenovele të shëmtuar. Së dyti besoj se gjithçka po ndodh të sjellë edhe parlamentin më në fund në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që  ky parlament të prodhojë atë për të cilë nështë zgjedhur. Të prodhojë ligjet, për të cilat ne jemi në krye të vendit. Dhe së fundi dua të rinënvizoj se në këndvështrimin tim duhet të reflektojë thellë edhe media, pasi besoj që media mund të bënte dhe bëjë shumë më tepër për transparencën e plotë për çështjen bazuar mbi fakte dhe prova, por edhe nga ligjshmëria në Shqipëri. Unë kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë parlamentin për mitingje, sepse praktikisht kemi pasur një pafundesi seancash janë kthyer në mitingje brenda parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë veçse vetë degjenerimin e parlamentit dhe jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet t’i kthehet rregullores dhe të respektohet. Jam i bindur se populli është i qartë në gjithçka po ndodh, për të gjithë ata që në vend që të bëjnë detyrën e të zgjedhurit të popullit, kanë vetëm një hall, hallin e tyre." tha Kryeministri Rama



Ora 10:28 Topalli: Seanca u kthyer në barcaletë, Meta u tremb!
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ka cilësuar si barcaletë dhe qesharake mbylljen e seancës së Kuvendit në vetëm  12 minuta, duke e quajtur këtë si një shenjë frike të Kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Topalli tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e parlamentit dhe është një shenjë e frikës së mazhorancës.

"Të kthehej në një klon. Është e paimagjinueshme që mazhoranca të braktisë parlamentin dhe kryetari të mos durojë më shumë se 12 minuta. në rend të ditës ka vetëm, 1 dorëheqja e Metës. Në asnjë vend të botës nuk mund të qëndrojë që kreu i kuvendit të akuzohet nga miku i tij për dy vrasje. Nuk është e rregullt nga ana morale. Do të ishte në të mirë të tij, të drejtësisë të jepte dorëheqjen. Nuk e bëri por mbylli seancën në 12 minuta. është gati barcaletë. Të kthehet një mazhorancë e 1 milion shuplakave në 12 minutave seancë që u tremb kryeparlamentari. Pse kryetari ishte aq i trembur sa të mos duronte më shumë se 12 minuta. kujtoni kur më binin bilbilat? Mbani mend të jetë mbyllur në 12 minuta?" tha Topalli



Ora 10.24 Fufi: S’ka bërë vaki! Mazhoranca frikë nga revolta popullore
Deputeti demokrat Mhill Fufi i ka quajtur frikacakë deputetët e mazhorancës duke e argumentuar këtë me mbylljen në kohë rekord të seancës parlamentare.
“Ku ka bërë vaki, është hera e parë të mbyllet për 10 minuta. Ata janë frikacakë nuk janë burra, kanë frikë nga revolta popullore”, tha Fufi.  


Ora 10. 15 Berisha: 12 marsi fitorja e parë e qytetarëve, larguan mazhorancën nga Parlamenti
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur kapitullim të mazhorancës mbylljen e parlamentit në një kohë rekord, duke e vlerësuar në këndvështrimin e tij si frikë të mazhorancës për tu përballur me protestuesit. Skenari i opozitës për protestën e sotme ishte që deputetët të bllokonin punimet normale të Parlamentit ndërsa protestuesit të bllokonin hyrje-daljet e Kuvendit deri në dorëheqjen e Ilir Metës. Sipas Berishës, 12 marsi është fitorja e parë e qytetarëve, vrulli i të cilëve sipas Berishës, largoi mazhorancën nga Parlamenti.

“Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli parlamenti. Kjo është zgjidhja e tyre, 10 minuta mbyllën parlamentin ja mbathën nga frika. Para ky është një akt i pashembullt dhe nuk ka ndodhur në parlament burra si këta që ja mbathin nga protesta qytetare kundër krimit. Këta e mbyllën parlamentin, ky është akti i turpit, i kapitullimit por të ardhme nuk kanë. Kjo mazhorancë e udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: T’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. PD-ja është parti e vlerave, është parti e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance, se të gjitha qelbësirat sipas tyre që i kanë futur në administratë, ndaj dhe sot qytetarët shqiptarë protestojnë paqësisht pa incidente dhe pa dallime partiake. 12 marsi shënon fitoren e parë të qytetarëve që me vrullin e tyre përzunë nga parlamenti mazhorancën. Një falenderim të madh për ta. Nëse nuk do të vërshonin ata, nëse këta nuk do të kishin marrë informacionet se Shqipëria është në Tiranë, sot këta do të vazhdonin qetë. Mjaftoi përkushtimi i madh i qytetarëve, që ata t’i përzënë nga aola e Parlamentit, kjo është fitorja e parë e madhe e qytetarëve”, u shpreh ish-kryeministri Berisha për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit.


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë