"Kuzhina e Bregdeteve' sillet në
Shqipëri nga Kompania Gourmeando

Shqipëri nga Kompania Gourmeando">
Kompania Gourmeando ka zhvilluar në vendin tonë një ‘shfaqje gatimi’ të quajtur “Kuzhina e Bregdeteve”, që vendos përballë profesionistë të dy vendeve të ndryshme.

Sokol Prenga dhe shefi italian Alessandro Giampietro kanë vënë në praktikë të gjitha aftësitë e tyre në kulinari, duke ballafaquar dhe shkëmbyer kështu kulturat e dy vendeve fqinje në një shoë të zhvilluar në Hotel Sheraton.

Sokol Prenga u shpreh se qëllimi i kësaj shfaqje ishte njohja dhe shfrytëzimi i potencialeve të dy vendeve, duke përdorur prodhime natyrale.

'Kemi një tokë shumë të pasur dhe një natyrë të pasur, njerëz me një zemër të madhe . Ne hamë mirë por duhet të hamë më mirë, sepse duke bashkuar kulturat me vendin që kemi më të afërt, me Italinë. Por nuk duhet të harrojmë kuzhinën që kemi, prodhimet natyrale qw ne kemi. Me punë do e çojmë kulinarinë në një nivel tjetër që do i mbetet brezave' u shpreh Prenga.

Shef Mondi Kikino e vlerësoi këtë iniciativë, pasi sipas tij të gjithë të apasionuarit pas kulinarisë, në vend të garojnë njëri me tjetrin duhet të arrijnë një ‘paqe profesionale’ dhe të pasurojnë më shumë kulinarinë shqiptare. 

'Me ndihmën e shef Sokolit dhe Alencës kemi bërë të mundur të fillojmë një koncept të ri. Ne jemi të gjithë miq, kolegë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu si nënat tona na ushqejnë me dashuri edhe ne duhet t’i ushqejmë njerëzit me dashuri' - u shpreh shef Mondi.

gatimi sheraton

gatimi sheraton

gatimi sheraton

gatimi sheraton

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane