Kuzhina gjirokastrite është shumë e pasur në elementët e saj të gatimit dhe shijeve të ndryshme.
Durim Ajazi, shef kuzhinier nga Preza ishte i ftuari i kësaj të premte në kuzhinën e “Rreze Dielli” i cili solli kuzhinën tradicionale gjirokastrite.
Qifqitë e gjirokastrës
Oriz 500 gr
Vezë 7 kokrra
Miell 1 lugë supe
Dhjosëm
Kripë
Piper i zi
Vaj për skuqje
Pashaqoftet e gjirokastrës
Mish i grirë 300 gr
Qepë 1 kokërr
Oriz 50 gr
Vezë 2 kokrra
Miell 1 lugë caji
Erëza
Limon
Gjalp
Qoftet e gjirokastrës të gatuara në tiganin karakteristik të tyre, ku zonja Teftës ia kishte dhënë “hua” një amvisë gjirokastrite. Tigani gjendej në familjen e amvisës prej 100 vitesh duke përcjell në kushinën e A1 Report , edhe më shumë traditën e gatimeve gjirokastrite.
Veza është elementi kryesor ndërlidhës i qofteve të gjirokastrës ndaj është produkti që nuk duhet të mungoi tek qoftet.
Qofte të rrema me kos e hurdhër
Miell 250 gr
Vezë 2 kokrra
Sodë buke
Hurdhra
Kos 1 kg
Vaj ulliri
Koper, Dhjozëm
Shefi i kuzhinës, Durimi, gjatë rrugëtimit të tij në shumë shtete të botës si emigrant erdhi në Shqipëri për t`iu përkushtruar kuzhinës tradicionale shqiptare të trevave të ndryshme. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)