Kvara hero kundër Lazio-s, Napoli shijon kreun e Seria A! Sonte Roma, 'special 1' do vetëm 3 pikët

Napoli ka marrë vendin e parë në Seria A pas javës së pestë të kampionatit dhe këtë e ka bërë duke mposhtur në transfertë 1-2 Lazion. Të kaltërit që pësuan shumë ndryshime në verë, duke iu larguar 4 lojtarë kritikë të formacionit, e nisën në malore pasi vendasit realizuan që në minutën e 4 me Zaccagni-n në hyrje të zonës.

Gjithsesi për të gjithë pjesën tjetër të lojës të besuarit e Spaletti-t ishin dominues, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 38 me mbrojtësin Min-Jae. Në pjesën e dytë vendimtar për Napolin rezultoi edhe njëherë Kvaratskhelia, duke realizuar pas një sërë tentativash.

Pas 5 javësh kampionat Napoli është në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Milani kampion që më herët fitoi 3-2 derbin kundër Interit. ‘Djalli’ ishte dominues ndaj zikaltërve nga fillimi në fund, ndërsa golat u realizuan nga Leao ‘dopietë’ dhe Giroud. Për Interin Brozovic zhbllokoi shifrat fillimisht, ndërsa Dzeko ngushtoi në 3-2, rezultat që më pas mbeti përfundimtar.

Ndërkohë sonte në orën 20:45 Roma ka mundësinë të ngjitet në majë në rast se ia del të fitojë në transfertë kundër Udinese-s. Skuadra e Jose Mourinho-s aktualisht është në kuotën e 10 pikëve, por sonte do vijojë të vuajë mungesën e Zaniolo-s, Winajldum, Kumbullës dhe El Shaarawy.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë