KVV: KQZ nuk ka votat të
ndryshojë udhëzimet
Koalicioni i Vëzhguesve Vendore ka raportuar sot, mangësitë e kësaj fushate elektorale, duke filluar nga ngërçi i KQZ-së, e cila i është shmangur vendimeve me 5 vetë. Kësisoj, udhëzimet e saj i përkasin ende vitit 2009, duke krijuar kundërshti me kërkesat e Kodit.
TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendore ka raportuar sot, mangësitë e kësaj fushate elektorale, duke filluar nga ngërçi i
KQZ-së, e cila është përpjekur të funksionojë edhe me katër anëtarë, por i është shmangur vendimeve që kërkojnë 5 vetë. Kësisoj, KQZ-ja nuk e ka ushtruar të drejtën e vet për të vendosur gjoba ndaj subjekteve që kanë bërë shkelje dhe nga e partive politike gjithashtu nuk ka pasur prova të forta që të faktojnë abuzimet dhe nuk i janë drejtuar KQZ-së që ajo të marrë një vendim për shkeljet.
Po ashtu, udhëzimet e KQZ-së i përkasin vitit 2009, sepse nuk ka fuqi vendimarrëse për t’i ndryshuar, në një kohë kur baza materiale për këto zgjedhje është e ndryshme. Psh, udhëzimi sesi do administrohen kutitë e materialeve zgjedhore dhe të numërimit; udhëzimi thotë që duhet të merret kutia e materialeve zgjedhore, kurse Kodi Zgjedhor thotë që kutia nuk duhet prekur.
Të dhënat që Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë paraqiti sot janë pjesa e tretë e raportimit të tij për fushatën, e cila përfshin tashmë periudhën 24 maj -16 qershor 2013. Sipas bashkëdrejtuesit Dritan Taullahu, në raport që në fillim theksohet sërish, si në raportin e dytë, se fushata elektorale ka nisur shumë më herët se hapja zyrtare e saj. Ky fakt ishte shqetësues dhe ai ndaj edhe përsëritet.
Lidhur me partitë politike, vëzhguesit vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e ndërrimit të komisionerëve. Pavarësisht se deri në këto momente ato janë sipas ligjit, nëse vazhdohet me këtë tendencë, ku femrat janë duke u zëvendësuar me meshkujt, ditën e zgjedhjeve do të zhkohet me më pak se 30% komisionere femra.
Një çështje tjetër është vendosja e kasetave të partive politike në dispozicion të mediave, gjë që çon në humbjen e pavarësisë së mediave, veçanrërisht të atyre që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të ndjekur fushatën. Një tjetër paralajmërim i Koalicionit ka qënë përdorimi i administratës shtetërore sërish. Më shqetësuesja është se ka pasur shumë pak reagim nga zyrtarët që akuzoheshin për përdorim të administratës ndërsa ai i organeve të drejtësisë ka qënë pothuajse inekzistent.
KOALICIONI REKOMANDON PLOTESIMIN E KQZ DHE RUAJTJES E KUOTES GJINOREI rekomandohet KQZ-së të jetë plotësisht në administrimin e zgjedhjeve dhe monitorimin nga afër të situatës. Koalicioni i drejtohet KQZ-së që të marrë masa ndaj shkeljeve dhe shkelësve të ligjit dhe t’ia adresojë ato institucione përkatëse. KVV –ja i është drejtuar edhe partive politike, të cilat inkurajohen të plotësojnë KQZ-së me 7 anëtarë. Përsa i përket komisionerëve, partitë sugjerohen të zgjedhin njerëz të ndërgjegjshëm dhe jo militantë. Duhet që këta komisionerë të paraqiten në mënyrë korrekte në trainimet e afruara nga KQZ-ja. Ndërrimi i komisionerëve gjithashtu deri në momentin e fundit është një hap për të mos patur një komision të konsoliduar.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44