“Ekziston një kuadër i plotë ligjor që i jep mundësinë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mbikqyrur nga afër dhe për të marrë masat e parashikuara ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj përdorimit të burimeve të administratës shtetërore përgjatë fushatës elektorale”,thuhet në reagimin e tyre.
Mediat dhe subjekte zgjedhore të ndryshme kanë ngritur këto ditë shqetësimin për raste të shpeshta shkeljesh të Kodit Zgjedhor në ecurinë e fushatës zgjedhore, të cilat i faturohen kryesisht përdorimit të burimeve të administratës shtetërore, shqetësime këto të evidentuara edhe nga vëzhguesit e Koalicionit.
“KVV deklaron se mbështet dhe nxit KQZ që sa më parë të marrë hapat e nevojshëm për rregullimin e rolit të vet si dhe të veprojë në mënyrë të menjëhershme dhe pa ekuivok në sanksionimin e subjekteve zgjedhore që shkelin Kodin Zgjedhor në zhvillimin e fushatës zgjedhore”, thuhet në reagimin e këtij koalicioni.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)