KVV: Partitë nisën fushatë para
kohe, KQZ të marrë masa

KVV: Partitë nisën fushatë para<br />kohe, KQZ të marrë masa
TIRANË - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot një deklaratë, ku përmbledh qëndrimin e Koalicionit mbi zhvillimin e fushatës “së parakohshme” zgjedhore, si dhe mbi domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit dhe nisjes së një fushate korrekte në datën 24 Maj 2013.

“Mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e fushatës zgjedhore prej autoriteteve përgjegjëse del jashtë kontrollit, pasi ligji e rregullon këtë mbikëqyrje dhe monitorim vetëm për një muaj nga rreth 6 muaj fushatë të zhvilluar tashmë”.

KQZ TË MARRË MASA NDAJ PARTIVE

Për këtë, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të vënë gjithë këtë proces në shina ligjore, duke marrë masa dhe vendosur sanksione administrative ndaj të gjitha subjekteve politike, që kanë shkelur afatin e çeljes së fushatës zgjedhore, në zbatim të Nenit 171 pika 2 e cila përbën bazën e nevojshme ligjore.

Po ashtu në lidhje me ndalimin e përdorimin të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, Koalicioni konstaton se kuadri ligjor i sotëm është i plotë dhe përbën një garanci, që duhet të shfrytëzohet maksimalisht si një mjet efikas për të ndaluar përdorimin e burimeve publike nga subjektet zgjedhore.

Përveç Kodit Zgjedhor, i cili mbulon vetëm periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 24 maji deri më 21 qershor, koalicioni sjell në vëmendje garancitë, që ofrohen dhe jepen nga Kodi Penal, të cilat nuk janë të kufizuara në kohë dhe janë të vlefshme në çdo kohë.

DENONCONI RASTET E ABUZIMIT ME LIGJIN

Ndaj, Koalicioni nxit të gjithë aktorët politikë ose jo, si edhe qytetarët, që të denoncojnë pranë organeve kompetente të gjitha rastet e abuzimit me ligjin nga ana e subjekteve elektorale apo nga pushtetarë.

Madje Koalicioni tërheq vëmendjen se shqetësimet e ngritura në media deri më sot dhe në vazhdim duhet të përbëjnë indicie për Prokurorinë, si trupa përgjegjëse e të hetuarit në Republikën e Shqipërisë.

SPOTE TË PALIGJSHME ELEKTORALE

Gjithashtu, Koalicioni ngre shqetësimin e transmetimit në mënyrë të jashtëligjshme të spoteve elektorale të parakohshme, si dhe i një spoti (reklamë televizive) të Ministrisë së Mbrojtjes mbi “anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”.

Me synim mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit, Koalicioni fton “Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të informojë nëpërmjet një Njoftimi për Shtyp të gjithë operatorët mediatikë, qendrorë apo lokalë, shtetërorë apo privatë mbi risitë e këtyre ndryshimeve e në veçanti në lidhje me mbikëqyrjen e mbulimit, që do t’i bëjë media fushatës zgjedhore.

Ky njoftim duhet parë si një detyrim dhe përgjegjësi e KQZ-së për të rritur vëmendjen mbi zbatueshmërinë e ligjit, por sidomos për të shmangur goditjen e qëllimshme apo të njëanshme të operatorëve mediatikë, e cila përbën kërcënim serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend”.

KQZ TË ZBATOJË ME PËRPIKËRI LIGJIN

Në përfundim, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe autoritetin e vet për zbatimin me përpikëri të ligjit, duke siguruar një fushatë zgjedhore konform dhe në përmbushje të plotë të legjislacionit në fuqi.

THIRRJE PËR FUSHATË TË QYTETËRUAR

Gjithashtu, Koalicioni iu kërkon të gjithë subjekteve politikë dhe institucionalë që në zbatim të Kodit Zgjedhor si dhe të Urdhrit të Kryeministrit të datës 8 prill 2011, të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të qytetëruar, duke iu siguruar të gjithë votuesve komoditetin dhe informacionin e nevojshëm në mënyrë që ditën e votimit ata të shprehin në liri të plotë vullnetin e tyre.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare