KVV: Qytetarët votuan qetë, politika
pandjeshmëri për ligjet
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë tepër të polarizuar politike e megjithë tensionin e fshehur në dukje, dita e votimit eci normalisht e me qetësi, përjashtuar rastin tragjik të Laçit dhe incidente sporadike.
TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka raportuar sot, rreth orës 11:20, të dhënat e 1700 vëzhguesve të tij, që ka shpërndarë në terren. Dy përfaqësueset e Koalicionit, Gerta Meta dhe Raimonda Prifti lexuan konstatimet dhe rekomandimet e procesit.
Nga konstatimet e vëzhguesve, rezultoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë tepër të polarizuar politike e megjithatë, dita e votimit eci normalisht, përjashtuar rastin tragjik të Laçit dhe incidente sporadike. Megjithë tensionin e fshehur në dukje, procesi eci me qetësi dhe qytetarët u dhanë mësimin e radhës partive politike duke shkuar të votojnë.
Megjithatë, u raportuan një sërë shkeljes si vonesa në hapjen e qendrave, votim familjar, probleme me kartën e identitetit dhe frikësim i votuesve. Një vlerësimin në këto zgjedhje, megjithë problematikën në
KQZ, është se ky institucion arriti ta menaxhojë mirë situatën ditën e votimit.
Megjithë problemet e mosrespektimit të afateve me listat e zgjedhëve, rezultoi që pak vetë s’e patën emrin në listë dhe pasaktësi të tjera. Funksionet e KZAZ-ve qenë përgjithësisht konsensuale. Me gjithë shkeljet e afateve ligjore për t’i ngritur dhe trajnuar, komisionerët arritën të funksionin mirë.
Por, duhet thënë se prej fillimit, i gjithë procesi zgjedhor u trajtua me ndjeshmëri të ulët në aspektin ligjor që nga figurat kryesore të shtetit, Presidenti e më tej. KQZ-ja ende nuk ka miratuar as rregulloren e brendshme të funksionimit të tij dhe është pa të edhe sot. Vendi hyri në zgjedhje me mangësi ligjore për shkak të mosmarrjes së vendimeve me shumicë të cilësuar. Zgjedhjet u mbajtën nnë një klimë të polirizuar që vazhdoi që nga zgjedhjet lokale. Ky polarizim pati rritje të ndejshme që nga kalimi I LSI-së në krahun pozitar. Ky moment e thelloi edhe më shumë mosbesimin ndërmjet partive politike, duke sjellë si rrjedhojë bllokimin e KQZ-së.
KVV-ja solli në raportin e saj pjesën e rekomandimeve, që kryesisht kishin të bënim me vëmendjen që KQZ-ja duhet t'i kushtojë administrimit të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44