Këlliçi merr pjesë në fushatën e PPE: Perspektiva europiane e Shqipërisë më e qartë

Këlliçi merr pjesë në fushatën e PPE: Perspektiva europiane e Shqipërisë më e qartë

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës së partisë Popullore Europiane në Mynih. Këlliçi përmes një postimi në rrjet shkruan mbi takimet e zhvilluara, duke theksuar se me Manfred Weber, Europa në vitet e ardhshme do të jetë shumë më e fortë, e bashkuar dhe perspektiva europiane e Shqipërisë më e qartë dhe e sigurtë.

Këlliçi ndër të tjera shkruan, zgjedhjet e sotme jane historike per Europen pasi kandidati i EPP per President të Komisionit Europian Manfred Weber, me eksperiencën dhe vizionin e tij është i vendosur për ta mbajtur BE të bashkuar rreth vlerave të Kristian Demokratëve Europiane dhe larg populistëve e nacionalistëve të cilët duan të shkatërrojnë Europën.

Në permbyllje të këtij aktiviteti, nuk mund te mungonte dhe takimi me mikun e madh të Shqipërisë dhe PD, Presidentin e EPP Zhozef  Daul, i cili ka qenë e vijon të mbetet një mbështetes kryesor dhe promotor i vlerave dhe parimeve themelore të demokracisë funksionale në vendin tonë. Me Weber, Europa në vitet e ardhshme do të jetë shumë më e fortë, e bashkuar dhe perspektiva Europiane e Shqipërisë më e qartë dhe e sigurtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur