Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare Maya Aliçkaj është bërë nënë e një djali për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur edhe emrin e të birit, të cilin e ka pagëzuar djalin me emrin Jonas.
Bashkangjitur fotos, Maya ka shkruar: "Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë, Me dashuri, Maya&Jonas,"- shkruan këngëtarja.

Maya Aliçaj me të birin
/Shqiptarja.comKomente

