Maya dhunohet nga bashkëshorti! Kërkon urdhër mbrojtje nga gjykata

Maya dhunohet nga bashkëshorti! Kërkon urdhër mbrojtje nga gjykata

Maya dhe bashkëshorti i saj

Këngëtarja e muzikës popullore Maya është dhunuar nga bashkëshorti.

Në bazë të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më datë 19 mars 2024, Fatbardha Ulbirch e njohur me emrin e artit Maya Aliçkaj, është pajisur me urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Mesa duket ajo dhe Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin

Sipas vendimit të gjykatës Shuaipi urdhërohet që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit.

Gjithashtu bashkëshorti i saj, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Ndërsa nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti kanë pasur së bashku.

Përveç shtëpisë në Mullet Maja dhe bashkëshorti i saj thuhet se  kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

Aktualisht ata janë prindër të një djali i cili erdhi në jetë vetëm para disa vitesh.

/Prapaskena/

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare