Një ngjarje kriminale brenda familjes është parandaluar nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë 41 vjeçari Julian Xhima, banues në Kombinat.

Ky i fundit me një kallashnikov, ka kërcënuar familjarët e tij në lagjen “Misto Mame” pas një konflikti për motive të dobëta.

Në kuadër të provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit “kallashnikov” me të cilën 41 vjeçari, Xhima, kërcënoi familjarët e tij.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.