Kërkesa e PD-LSI për komisionerë, Rudina Hajdari reagon me sugjerimin (që askush nuk e përmend) të OSBE/ODIHR

Kërkesa e PD-LSI për komisionerë, Rudina Hajdari reagon me sugjerimin (që askush nuk e përmend) të OSBE/ODIHR

Kryetarja e grupit Demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas kërkesës së PD-së dhe LSI-së për komisionerë, të cilët opozita joparlamentare i dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. E ndërsa e cilëson si të paligjshme, vajza e Azem Hajdarit, e përjashtuar nga PD-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin kujton se 'Asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbëngulin për jeniçerë elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve'.

Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso i është drejtuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, për të dorëzuar listën me komisionerë. PD dhe LSI, edhe pse nuk garojnë me kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore që i lind nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, për të pasur komisionerë. PD dhe LSI, argumentuan se duan të jenë pjesë e brendshme e proccesit zgjedhor, pasi sipas tyre mazhoranca është duke bërë shkelje, siç është sipas tyre, edhe regjistrimi i kandidatëve për kryebashkiakë.

Postimi i plotë nga Rudina Hajdari
Është e paligjshme!

Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatepjetë dhe të djathten për lum asnjë nuk mund të perligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo caush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.

Zullumqaret prëgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa cuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.

Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërise, atëher vet nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.

Asnjë nga palet nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbengulin për jeniçere elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.

Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregon që nuk ekziston vullneti që të realizohet një proçes i rregullt zgjedhor. 
Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!

U bëhet vonë për marrëveshje, për marreveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marreveshje ne kurriz te femijeve tanë qe po u vjedhin të ardhmen.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca