‘Fati’ i Bordit të ushqimeve, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PD për shfuqizimin, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar sot seancën për shqyrtimin e këkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Në një seancë prej afro 5 orësh, u përplasën qëndrimet e palëve. Përfaqësuesit ligjorë të opozitës kërkuan shfuqizimin e bordit me argumentin se nuk i shërben qytetarëve dhe çmimet kanë pësuar rritje. Nëpërmjet përfaqësuesve ligjor edhe mazhoranca argumentoi se vendimi për ngritjen e bordit ështe në përputhje me kushtetutën, ndërsa kërkuan rrëzimin e padisë së partisë demokratike.

Deputeti Dashnor Sula si iniciator i kërkesës për shfuqizim të bordit, u shpreh se cmimet  jo vetëm që nuk janë kontrolluar nga bordi gjithashtu  kanë njohur rritje.  Data 3 shkurt ishte afati i vendosur nga kushtetuesja, që pranë këtij institucioni të depozitohen dokumente shtedë për mënyrën se si funskionon rregullorja e bordit, aktet për zgjedhjen e antërëve të bordit, si dhe një pasqyrë të marzhit të fitimit të operatorëve tregtarë para dhe pasi u ngrit bordi I transparencës.

Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Çmimet monitorohen çdo javë.  Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.

Në 6 shtator të këtij viti, 29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë edhe për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
‘Fati’ i Bordit të ushqimeve në Kushtetuese me kërkesë nga PD, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve në krizë! Drejtësia do triumfojë

 

Ashtu sikurse Bordi i Transparencës, edhe ai i ushqimeve po shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së Dashnor Sula shprehet se shpreson se drejtësia do triumfojë. Ai akuzon qeverinë se nuk ka pasur fare dobi për qytetarët.

“Ne si PD i parashtruam për gati 2 orë, të gjithë kërkesat nga ana e grupit parlamentar. Për gati dy orë u shteruan të gjithë argumentet që është një bord i cili nuk ka sjellë asgjë të mirë sa i përket qytetarëve shqiptarë në aspektin e monitorimit. Produktet sidomos  të shportës janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Kemi parasysh që politikat që kanë ndjekur qeveritë e vendeve të Evropës Janë efikase dhe konsumatorët janë mbrojtur, kurse në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Jemi i vetmi vend në rajon që s’kemi marrë masa efikase. Qeveria nuk ka interes së uljes së çmimeve por për mbushjen e arkës së shtetit nga xhepi i qytetarëve, në një kohë krize. Kjo qeveri s’ka sjellë asnjë dobi. Pashë një përgjegjshmëri të lartë nga Kushtetuesja. Kemi bindjen që do triumfojë drejtësia, ky s’është interes politik por i qytetarëve shqiptarë.”- tha Sula.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë