Nga sot, çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen nga bordi i transparencës! Gjobë deri në 10 mln lekë kush abuzon

Ka hyrë në fuqi vendimi për ngritjen e bordit për monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare çmimet do të monitorohen çdo javë. Fillimisht bordi i ngritur që do të ketë edhe përfaqësues nga biznesi do të përcaktoj listën e ushqimeve që do të jenë pjesë e monitorimit dhe mbi bazë të listës do të caktojë çmimet duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Doganave dhe në nivelin e fitimit të bizneseve.

Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.

Po ashtu është saktësuar se në rast se gjendja e veçantë në treg përfundon dhe subjektet kanë mallra stok ato mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë.

Në rastet kur subjektet nuk zbatojnë vendimet e bordit të transparencës do të ndëshkohen. Konkretisht bizneset e shumicës do gjobiten me 10 milionë lekë, bizneset e pakicës me 2 milionë lekë nëse shkelja përsëritet pezullohet aktiviteti dhe sekuestrohen produktet në gjendje inventari.

Po ashtu subjektet që nuk respektojnë vendimin përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare. Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë të krijuar në treg.

Ngritja e bordeve vjen pas shtrenjtimit të produkteve të ndjeshme të mallrave të shportës, kryesisht të miellit, vajit apo orizit, të ndikuara më së shumti nga lufta në Ukrainë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flamur: 01/04/2022 20:09

    abuzuesit duhet te denohen...bravo per kete gje qe po realizoni

    Përgjigju
  • Oni: 01/04/2022 13:35

    Fasada vazhdon o njeri! Vetem show asgje konkrete!

    Përgjigju
    • LIU: 01/04/2022 19:57

      nese ty te duket show monitorimi qe do realizoj bordi ne lidhje me produktete e shportes shko rri akoma me saliun zemrush

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini