Ahmet Emre Olur, gazetari turk, që kërkoi azil politik në Shqipëri, është deportuat mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Burime për gazetarin Arsen Rusta bëjnë me dije se autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë. Sipas të dhënave ai është deportuar në orët e para të mëngjesit, nga Aeropati i Rinasit.
Gazetari turk u ndalua dje në Rinas dhe kërkoi azil politik në Shqipëri, pasi pretendonte se në vendin e tij i rrezikohet jeta.
Kur ka hyrë në Shqipëri, Ahmet Emre Olur është ndaluar në Rinas ku është marrë një vendim për ta dëbuar nga Shqipëria në Turqi. Por, avokati i tij Arben Llangozi ka bërë kërkesë që i riu të marrë azil në Shqipëri, me pretendimin se po u kthye në Turqi i rrezikohet seriozisht jeta.
Pavarësisht se avokati i tij thotë se ishte gazetar, 26-vjeçari në mediat turke cilësohet si "konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Olur kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.
Mediat turke shkruajnë gjithashtu se Emre Olur, u dërgua në Aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania me bazë në Shqipëri. Olur, i cili u nxor nga avioni në aeroport nga ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit kundër Krimit të Organizuar, më pas u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport.
Pas procedurave të tij atje, Olur u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t'u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë Provinciale të Stambollit. Në deklaratën e bërë për Emre Olur nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë ai akuzohet për “Kanosje”, “Lavdërim i krimit dhe kriminelit”, “Fyerje”, “Anëtar i një organizate të krijuar për të kryer një krim”, “Plagosje e thjeshtë” “Fyerje me mesazh zanor, me shkrim ose me video”.

-
Tani Edvin Erdogani te pergatitet per reagimin e mediave pa kufi dhe te ngjashmeve dhe te mos beje //budallain e paditur// kur Shqiperise t'i ulin pike per lirine e mediave e te lirise e mbrojtjes se fjales.Mire qe azil nuk i dha,por nuk mund te negocionte me ndonje shtet tjeter dhe t'a ndihmonte te shkonte atje?! Me kete veprim e dergoi direkt ne goje te ujkut.Tani te shpjegoje para gazetareve se ne cfare //kontekst duhet marre ky veprim//,sepse ishte merzitur qe e kishin keqkuptuar heren e fundit.
Përgjigju -
Kjo eshte Shqiperia sot, vasale e neo otomanit Erdogan. I cili shkaterroi Turqine laike dhe nder te tjere, eleminoi eliten e ndritur me origjine shqiptare atje. Rasti i Shukur sa per 1000 fjale. Tashme nje azilkerkues turk as qe ka shanc te degjohet per kerkesen e tij. Ai thjesht kthehet mrapsh si te qe nje kriminel. Gjyqin ja ben policia dhe media rampalliste. Maskarenj.
Përgjigju -
Ahhh Edvin shkjau shqipfolës të mbuloft turpi e mos paq as varr kur të ngordhesh o stalinist i pështirë . Çfar të bëri ty gazetari o mjeran o blëpirës
Përgjigju -
Kthimi tij ne na nxjerr te pabese dhe servila te Erdoganit.
Përgjigju -
Turp,Vetem Shqiperia nuk duhet ta bente kete maskarallik Por me nje opozite leshi,sigurt qe per shume pak kohe do te jemi nje shtet autokratik,vetem nqs nderhyn B.E
Përgjigju












Komente
Komento