U ndalua në Rinas, gazetari turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri: Më rrezikohet jeta! Kush është i riu, që punonte si konsulent mediatik i kreut të bandës

U ndalua në Rinas, gazetari turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri: Më rrezikohet jeta! Kush është i riu, që punonte si konsulent mediatik i kreut të bandës

Ahmet Emre Olur dhe Sedat Peker

Një shtetas turk është ndaluar në Rinas dhe kërkon azil politik në Shqipëri, pasi thotë se në vendin e tij i rrezikohet jeta. Bëhet fjalë për Ahmet Emre Olur, për të cilin avokati i tij shqiptar Arben Llangozi thotë se ka qenë gazetar në Turqi.

Kur ka hyrë në Shqipëri, Ahmet Emre Olur është ndaluar në Rinas ku është marrë një vendim për ta dëbuar nga Shqipëria në Turqi. Por, avokati i tij Arben Llangozi ka bërë kërkesë që i riu të marrë azil në Shqipëri, me pretendimin se po u kthye në Turqi i rrezikohet seriozisht jeta.

"Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin Shqiptar , për arsye sepse dëbimi nga shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës. Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqsuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani", thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik.

Pavarësisht se avokati i tij thotë se ishte gazetar, 26-vjeçari në mediat turke cilësohet si "konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Olur kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Kush është turku që kërkon azil në Shqipëri, ‘konsulent mediatik’ i kreut te organizatës kriminale që denoncon në Youtube lidhjet e politikës me mafian

Emre Olur ka lindur në vitin 1996 në Bahçelievler të Stambollit. Ai njihet si “konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ky i fundit kishte një kanal në Youtube, i cili vitin e kaluar me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Peker thuhet se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arab dhe pas kësaj mendohet që të jetë larguar edhe Olur duke kërkuar azil në Shqipëri.

Profili i Emre Olur në Twitter shkruan si ekspert i sigurisë së informacionit dhe mediave sociale.

D.GJ/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 18/09/2022 05:14

    Dhe te mendosh qe ne vend te investigojne dhe gjurmojne faktet, media jone ramiste tashme luan mizime me pllakat e Erdoganit.

    Përgjigju
  • Ramsi Surrelit: 17/09/2022 22:46

    Shif mos ka nai ven të lirë Rama te zyra se i duhet 1 konsulent me eksperiencë si ty.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/09/2022 19:17

    Paske ardh te vllau i vogel i Erdoganit per te shpetu koken?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja