Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe dy tjerë
Erzen Breçani Dedan Gjoni
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish drejtuesit të lartë të policisë, Erzen Braçani dhe ish shefit të krimeve në komisariatin 6 Dedan Gjoni, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.
Hetimet e SPAK pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çuan në goditjen e një grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.
Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e grupit kanë trafikuar 931 kg kokainë në katër episode, në Brazil, Holandë dhe Gjermani, por ka dyshime edhe për raste të tjera të trafikimit të drogës nga Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim. Në detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. Oficeri Dedan Gjoni akuzohet për sigurim kushtesh për vrasje ndërsa Erzen Brecani për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor 2024, 15:46
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor 2024, 13:01
-
Përgjimet e dosjes ‘Babale’/ Fredi Alizoti i tha Breçanit se gjithçka ishte false: Imitova zërin e Geron Xhafës (DOKUMENTET)
27 Shtator 2024, 09:34
-
Do vrisnin Xhevdet Plakun, SPAK kërkon rreth 30 vite burg për 4 anëtarët e grupit kriminal! 7.6 vite për porositësin ‘Kep Arapi’, 7.4 vite për ish-shefin e krimeve Gjoni
10 Shtator 2024, 10:02
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! GJKKO lë në burg Ismail Zenelin! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
24 Gusht 2024, 14:10
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
23 Gusht 2024, 08:51
-
Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë
7 Gusht 2024, 11:20
-
U arrestua me Erzen Breçanin, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t'i ndryshojë masën e sigurisë
29 Korrik 2024, 14:13
-
SPAK i komunikon akuzën Erzen Breçanit dhe grupit të tij! Ish-drejtori i Policisë së Tiranës dyshohet e paratë e drogës së të birit i investoi me HEC-et në Tropojë
25 Korrik 2024, 12:45
-
‘Metamorfoza’/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie
16 Korrik 2024, 10:30
-
Vuan nga zemra dhe klaustrofobia, Erzen Breçani kërkon të lirohet nga paraburgimi, GJKKO refuzon
31 Maj 2024, 11:18