Këshilla për financat dhe ndryshime në jetën personale, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 17 dhjetor deri në 21 janar) për të gjitha shenjat. Ndërsa tregoi edhe shenjën që do të favorizohet më shumë nga yjet këtë javë:

Shenja që do të pozicionohet më mirë këtë javë është Dashi, presin disa lajme të mira nga jashtë, me dokumentacione sidomos , shenjë e zjarrit dhe ndikon shumë mirë me Anglinë, me Amerikën dhe Kanadanë.

Ja cfare duhet të keni parasysh përgjatë kësaj jave:

Dashi- Një lidhje që keni pasur problem me peshore apo me luan duket se e zgjidhni tani,sidomos dita e mërkurë dhe e enjte janë perfekte për ju. Gjtihashtu në lidhje me dokumentacionet do të ishte mirë e mërkura dhe e enjta  të shikoni se cfarë të bëni sepse është koha ideale dhe perfekte për ju të kësaj shenje.

Demi- Duhet të jemi të kujdesshëm në atë cfarë na thonë dhe çfarë bisedojmë sepse nëse kemi një ofertë pune supozojë dhe detyrohemi ta marrim për ekonominë por është mirë ti studioni gjërat sepse mbi shëndetin nuk ka asgjë. Duhet pasur kujdes mos të nxitoheni. Në lidhje me cështjet shpirtërore ka një moment shumë të mirë për ju të shenjës së Demit, një shtesë në familje. Financat janë vendimtare për tia arritur qëllimet tuaja.

Binjakët- Mundësitë nuk do të mungojnë, është një moment tani për të marr vendime të rëndësishme në kohën e duhur. Në anën shpritërore një lidhje me dash apo me peshore duhet ta shikoni sepse të tretët prishin punë. Në anën financiare kujdes me shpenzimet pa kriter.

Gaforrja- Koha e përshtatshme për të nisur gjëra të reja. Ka një ndikim për heqjen e veseve të këqija, ai që e di që e ka këtë problem  por mund ta zgjidhin sepse është një kohë shumë e mirë tani. Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore një lidhje me ujorë apo me akrep mos e lini pas dore sepse do ta kërkoni dhe sdo ta gjeni. Edhe pse jeni në pritje për të marrë disa para ështënjë kohë shumë e mirë për të realizuar atë që doni.

Luani - Për ju që jeni në pritje të disa dokumentave apo një cështje ligjore keni mundësi për të biseduar, të hënën, të shtunën dhe të dielen ditët më të mira për të realizuar gjërat. Nuk përjashtohet mundësia për një pasuri të paluajtshme që  ju është marr pa të drejtë ta merrni tani. Në lidhje me stabilizmin ekonomik keni një mundësi të mirë tani.

Virgjëresha- Është një moment tani për të rishikuar se cfarë doni të bëni në ditët në vazhdim, një ofertë që mund të keni tani duket se merr jetë. Një bashkëpunim me persona të ndryshëm ka ndikime shumë të mira dhe pozitive. Në anën shpirtërore një lidhje me Bricjap apo me ujorë është koha tani për t'ia arritur qëllimit tuaj. Në lidhje me ekonominë ‘as ka as mbarohet’.

Peshorja- Keni lëvizje nga puna dhe një ndikim shumë të madh në anën ekonomike. Një lidhje me gaforre shumë e rëndësihme. Duket se fillimi I kësaj jave dhe javës që vjen do të jeni të fokusuar në cështjet financiare dhe këto janë gjërat më kryesore.

Akrepi- Ndikoheni shumë këtë periudhë. Nëse keni një cështje ligjore është më mirë që ta shtyni, sidomos një cështje testamenti. Periudhë delikate nëse nxitoheni. Lidhjet me Dem  dhe grindjet me to janë grindje dashurie.

Shigjetari- Në lidhje me cështjet ekonomike keni një shans shumë të madh këtë periudhë ku do investoni. Është java  e marrjes së vendimeve të rëndësishme sepse do të arrini majat. Në lidhje me karrieren, komunikimin, gjërat janë fantastike, një cështje shumë e mirë ortakërie.

Bricjapët-  Kanë një ndikim shumë të mirë këtë periudhë sepse janë ekonomistë të shkëlqyer megjithatë kanë një ndikim shumë të madh tani. Nës flasim për anën financiare kanë një ndikim shumë të mirë dhe në muajin që do të vij por për momentin bëni kujdes me disa blerje të nxituara. Lidhjet me Bricjap-Virgjëreshë apo Bricjap- Gaforre është dicka shumë e madhe sepse ndikimii i hënës së plotë jep një mundësi shumë të mirë në lidhje me cështjet që do të keni dhe ju do të jeni më të sigurtë për cfarë do të bëni, është koha idelale.

Ujori- Në lidhje me cështje të punës jeni shumë të mërzitur ditën e Premte nga persona të tretë, por nuk është faji juaj. Derisa të gjendet personi që sjell problemin do qetësoheni. Në lidhje me punën keni dicka shumë të mirë. Në lidhje me cëshjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luanë dhe Binjakë. Stabilizmi ekonomik është ideal.

Peshqit- Kini kujdes deri të enjten me anën ekonomike, mundësitë janë të mëdha. Lidhjet me virgjëreshë, binjakë, me akrep është koha ideale mund të keni një stabilizm të madhe ekonomik.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë