MBRETËRI E BASHKUAR- Një video e pazakontë është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një 38-vjeçar i ka penguar qëllimisht rrugën një ambulance e cila po shkonte në një shërbim.
Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Maidenhead, Berkshire, teksa video është filmuar nga vetë stafi.
Shoferi është identifikuar si Albert Butler i cili është dënuar me 18 muaj burg, që iu konvertua në shërbim prove (200 orë pune). Gjithashtu atij i është ndaluar t’i japë makinës për 3 vjet si dhe me gjobë 600 £.