Ky është njeriu me pagën më të lartë në histori, 2.6 miliardë dollarë

Ky është njeriu me pagën më të lartë në histori, 2.6 miliardë dollarë

Aksionerët e kompanisë Tesla kanë miratuar marrëveshjen për pagën më të madhe që mund të ketë pasur ndonjëherë ndonjë shef ekzekutiv.

Paga, vlera e së cilës shkon në 2.6 miliardë dollarë është për Elon Musk.

Kjo besohet se është paga më e madhe në historinë e koorporatave amerikane.

Musk do të arrijë të marrë këtë pagë vetëm nëse Tesla do të arrijë disa objektiva që kanë të bëjnë me rritjen e shitjeve dhe të çmimit të aksioneve.

Vota është parë si një provë kryesore për të mbështetur udhëheqjen e Musk në përpjekjet e tij për të rritur prodhimin e makinave elektrike

Vetë Musk, i cili zotëron 1/5 e kompanisë së makinave elektrike nuk mori pjesë në votim.

Aksionet e Tesla janë rritur me 3% menjëherë pas votimit. Rreth 73% e votuesve ishin pro propozimit, përfshi këtu dhe vëllai i Musk.

Plani 10 vjeçar ka të bëjë aksionet që firma të arrijë në 100 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut.

Që Musk të marrë këtë pagë duhet të vlera e Teslas të kalojë 650 miliardë dollarë. Firma aktualisht ka një kapitalizim tregu prej rreth 55 miliardë dollarësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë