Në seancën 16 prillit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur debate të forta mes anëtarëve, të cilat nisën menjëherë pasi kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, propozoi që në rendin e ditës të shtohej edhe 'diskutimi i çështjes së shumicës në një nga vendimet e shpalljes së vendeve të lëvizjeve paralele në Prokurorinë e apelit'.

Në audion zyrtare të regjistruar nga vetë KLP, dëgjohet anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, i cili e kundërshtoi ashpër propozimin e saj, duke u përfshirë në një debat të ndezur me Bogdanin.

Sipas Stojanit, vendimet e marra nuk mund të diskutohen më, duke paralajmëruar Bogdanin se do të mbajë përgjegjësi. Kryetarja e KLP-së këmbënguli se në mbledhjen e 16 prillit nuk do të merrej një vendim, por vetëm do të diskutohej. Mbledhja në KLP nuk zgjati as një orë dhe u ndërpre për shkak të debateve të forta.

Bogdani: Ore nuk do marrim vendim sot.

Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh

Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?

Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim!

Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.

Bogdani: Unë po sabotoj?!

Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.

Bogdani: Do të mbaj!

Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.

Bogdani: Në litar do më varësh, e di..

Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere.Jo,joo.. A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual

Bogdani: Po është diskutim. Në qoftëse ti…

Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…

Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani; Po kush je ti që vë në diskutim moj?

Bogdani: Po rrëzoje o burrë..

Stojani: Po nuk rrëzohet moj…

Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..

Bogdani: Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz të përdhunuar, kaq, kaq...

Stojani: Ti nuk mund të zhbësh dot një vendim moj zonjë e dashur, nuk e zhbën dot, nuk e zhbën dot.

Anëtari i KLP-së: Po atë nismën tonë

Bogdani: Po patjetër mo, po ju nuk të lini hapësirë

Stojani: Po jo, se në këtë hapësirë ti do me fut ato muhabetet e tua.

Bogdani: Ore ashtu e gjykova.

Prokurori Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani kanë pasur edhe debate të mëparshme me njëri-tjetrin. Në tetor të vitit të kaluar, ata u përfshinë në një debat të ashpër, në lidhje me procedurën e ndjekur për plotësimin e një vendi vakant në Prokurorinë e Sarandës.

Lajm në përditësim...