Ky është peshkaqeni i parë robot i historisë, çfarë po synon shkenca nëpërmjet revolucionit inxhinierik

Robotika ka ndryshuar në mënyrë gati dramatike në dekadën e fundit. Nëse vetëm pak vite më parë mendohej se këto lloj makinerish do të ndryshonin sektorin industrial për shkak të pritjes së tyre në fabrika, sot po shohim se si këto lloj produktesh po arrijnë në shumë shërbime të tjera, duke u ndërlidhur edhe me Inteligjencën Artificiale (AI).

Dhe shkencëtarët e inxhinierisë mekanike dhe elektronike, na kanë sjellë peshkaqenin e parë robotik të historisë. Është grupi i biznesit Xinguang i Shenyang Aerospace, ai që ka arritur të krijojë një kopje, me madhësi prej pesë metrash. Me peshë 350 kg, është kafsha robotike më e madhe që kemi njohur ndonjëherë.

Kjo punë inxhinierike ka zgjidhje të shumta, për të arritur lëvizje të afta për të imituar homologët e saj nga mishi dhe gjaku. Dhe ky peshkaqen balenë metalik mund të lëvizë poshtë sipërfaqes pa asnjë problem dhe mund të notojë në ujë të hapur.

Qëllimet e kësaj njësie robotike në formë peshkaqeni, nuk janë ende të përcaktuara mirë, por shpresohet se mund të zhvillohen programe kërkimore në lidhje me biodiversitetin.

Sido që të jetë, roboti është i pajisur me një seri të tërë sensorësh dhe kamerash për të marrë informacione me interes të madh për komunitetin shkencor.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që të mirëpritet nga një familje peshkaqenësh dhe balenash në det të hapur, për shkak të ngjashmërisë së madhe dhe mënyrës së notit. Penda e saj kryesore e lejon atë të udhëtojë 0.7 metra në sekondë, por kjo cilësi mund të përmirësohet më vonë.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve