Në ka ndonjë gjë për të cilën klasat politike që kanë mbajtur ndrydhur Kosovën në 15 vjet paslufte meritojnë urrejtje, është krijimi i ndjenjës së pafuqisë masive, madje krijimi i përshtypjes se për shumë gjëra ishte më mirë nën pushtimin serb.
Sigurisht që kjo nuk është nostalgji, nuk ka se si të ketë nostalgji për pushtuesin, shtypësin a dhunuesin.
Por, të kujtosh punësimin masiv në fabrika në vitet ’70 – ’80, krahasuar me papunësinë e frikshme sot, ndihesh keq.
Të kujtosh funksionimin e shërbimeve publike, ujësjellësit, elektrikut, ngrohjes, e t’i krahasosh me mungesën e sotme – pavarësisht “investimeve” të shumave të mëdha dhe prerjeve të vazhdueshme të shiritave, ndihesh keq.
Të kujtosh se dikur shtypësi ta jepte pasaportën me të cilën lëvizje lirisht, pikërisht sepse donte të të largonte nga vendi yt tek i cili t’i lije mendjen, zemrën dhe shpresën, e të shohësh se si sot me mijëra shqiptarë ndihen të burgosur brenda në Kosovë, nga e cila duan të ikin një orë e më parë, si emigrantë ilegalë.

Të shohësh se si kampet për klandestinët në Hungari, apo fjetja poshtë urave në Francë është më mirë se Kosova. Kjo paska qenë liria?
Sigurisht që kjo nuk është nostalgji. Por është poshtërsi se si është përdorur për të justifikuar çdo bëmë e çdo gjëmë të qeveritarëve të pasluftës, kontrasti me paraluftën.
Se si, duke u krahasuar me paraluftën, është justifikuar korrupsioni galopant, vjedhjet e pashoq, vrasjet dhe qërimet e hesapeve, dhunimi e rrahja e qytetarëve, kërcënimi i vazhdueshëm.
Se si, duke u krahasuar me paraluftën, është justifikuar degradimi i arsimit, rrënimi i shëndetësisë, rrëgjimi i higjienës, rritja e çmimeve të shërbimeve bazike si energjia, ngrohja e uji, e njëkohësisht mungesa e tyre.
Se si, duke u krahasuar me paraluftën, është justifikuar mjerimi. 40% papunësi. 80% papunësi te gratë.
Dhjetëra vetëvrasje vetëm në radhët e ish-ushtarëve të UÇK-së, shumica për arsye mjerimi. Rrënim i dinjitetit.
Lulëzim i prostitucionit pranë bazave të mëdha ushtarake të ushtrive ndërkombëtare që na liruan prej pushtuesit.
Fabrikat e mbyllura në emër të çlirimit, mbuluar nga plehrat e ndryshku.
Tryezat e zyrave e të restoranteve vendimmarrëse në Prishtinë pranojnë si ushqim veç shifra prestigjioze.
Kështu analizohen vit për vit raporte progresesh, pozicionime të Kosovës në renditje ndërkombëtare, të ardhura mesatare, të ardhura minimale, devijanca standarde, koeficiente e përpjesëtues.
Secili i merr e i interpreton të dhënat, sheh se sa të anshme apo të paanshme janë, sa të ndikuara e prej kujt, sa shumë a pak e rrokin kontekstin e përgjithshëm historiko-social të Kosovës.
Qeveritarët dhe ish-qeveritarët duket sikur në këto 15 vjet janë trajnuar vetëm për retorikë e sofizëm. Aq bukur dinë ta rrotullojnë fjalën, sa që faji në fund s’i mbetet askund.
Aq bukur sa që pasuria e tyre e stërmadhe duket e merituar, por edhe më e merituar ngjan varfëria e stërmadhe e masave.
A s’e ka thënë vallë Migjeni? Derrat, pasi e kuptojnë se cila fytyrë “pëlqehet” më shumë, vendosin të mbajnë në shfaqjet e tyre publike maskën e Sokratit.
Kështu që Sokrati mbetet pa fytyrë. E derrave iu lehtësohet puna, përhapin bindjen se të gjithë janë nga pak sokratë, e nga pak derra.
Aporia ndërtohet lehtë, me kritika e përgjithësime të cekëta, kur ke në dorë instrumentet që prodhojnë opinion publik.
Por mjerimi ekziston përtej shifrave. E shkuara i shërben mjerimit për të kuptuar se nuk është gjendje natyrore, as fatale dhe e pashmangshme.
Fakti që në atë pak liri që u krijua në Kosovë në fund të viteve ’70 me entuziazëm u krijua një ekonomi prodhuese funksionale, me të gjitha eksternalitetet që kjo nënkupton, përfshi arsimin dhe shërbime të ndryshme publike, tregon se shqiptarët, se kosovarët munden të ndërtojnë ekonomi, munden të dalin prej mjerimit.
Se kanë mundur atëherë, nën thundrën e pushtuesit, kështu që do të munden edhe sot, po të arrijnë të shpëtojnë prej thundrës së derrave me fytyrë sokrati, të satrapëve që mbajnë fytyrë çlirimtari, të diktatorëve që mbajnë fytyrë demokrati, dhe të hibridëve që pjellin aleancat mes tyre.
Mjerimi ekziston përtej shifrave. Ndoshta duket patetike, por është shumë më patetike, të moralizosh me cinizëm mbi të mjerët.
Është mizori, apoteozë e hipokrizisë t’i bësh moral mjerimit e t’i thuash të durojë, stoik, në skamjen e vet.
Dolën në paradë moralistët qeverisës, të veshur mirë, me diploma prestigjioze, sigurisht të ushqyer shëndetshëm e të stërvitur në palestra moderne dhe iu thanë të varfërve, të pangrënëve, të paveshurve, të papunëve, të pashkolluarve:
“O ju që na keni besuar. Mos ikni nga Kosova. Se Kosova është e juaja. Se e kemi çliruar për ju. Se kjo është nëna juaj, vendi juaj, dhe po të arratiseni na turpëroni e na nxirrni namin e keq para Evropës.
O ju që na keni besuar. Edhe po të doni të ikni, nuk do ju lëmë. Jeni të rrethuar me policët e lirisë. Do duroni mjerimin, urinë, të ftohtin dhe skamjen e lirisë. Kush ikën është i paligjshëm. Është kriminel. Është tradhtar. Duroni, deri sa të futemi në Evropë.”
Pra të mjeruarit janë të mbyllur. Në të tilla kushte, lypset veprim. Por me kë të bashkëveprosh?
Ata të gjithë kanë fytyra sokratësh, madje kanë edhe certifikata sokratësh me vula ndërkombëtare.
Ata të gjithë e akuzojnë tjetrin si derr. Me kë të bashkëveprosh për ta riçliruar, ringjallur, rilindur Kosovën?
Në të tilla raste është shumë vështirë ta gjesh të sinqertin, që bashkëndjen me ty, që është solidar pa prapamendim.
Megjithatë, nuk duhet të lodhemi në kërkimin tonë.
Ndoshta për të dalluar derrat s’u duhet parë fytyra.
Ndoshta u duhet parë barku, rroba, shtëpia, vetura. Por jo me adhurim, apo me lakmi, apo me dëshirë për to, sepse ti i dashur lexues, ndërkohë që Kosova është kaq e varfër, nuk mund t’i kesh kurrë ato, përpos nëse bëhesh dhe vetë derr.
Ato, në skamjen e përgjithshme që ka kapluar këto 15 vjet duhen parë thjesht si shenja të derrërisë së fshehur.
Si arsye e vetë skamjes, si thyerje dhe përdhosje e premtimit të ëndrrës për liri.
Si udhëzim për veprimin e për organizimin e domosdoshëm shqiptar, qytetar dhe politik, që të shpëtohet Kosova prej kësaj zhgjëndrre të gjatë.
/Shqiptarja.com