Ky pazar ka me qëllim për të ndëshkuar Bashën, por në fakt e faktorizon atë!

Ky pazar ka me qëllim për të ndëshkuar Bashën, por në fakt e faktorizon atë!

Kryedemokrati Lulzim Basha

Po trumpohet shumë se po arrihet një marrëveshje politike mes Berishës dhe Ramës dhe fakt mund të konsiderohet pakti i dyti, sepse i pari është ai i famshmi i 2008! Në fakt mund të konsiderohet një rikonfirmim i marrëveshjes së 2008n

Çfarë sjellë kjo marrëveshje?

- Ka shpresa se mund të faktorizohet Non Grata dhe mund të legjitimohet! Në fakt asgjë të re nuk do të ketë në këtë drejtim! Përkundrazi, i gjithë "trekëndëshi i Bermudës" bëhet bashkë nën hijen e Non Gratës!

 Dhe përballë saj kanë modelin e Bashës dhe interesat politike euroatlantike.

- Ka shpresa ose polemika se Berisha mund të amnistohet  me një marrëveshje politike e si precedent mund të merret rasti i Nanos! As kjo nuk mund të ndodhë, sepse Spak është një organ i pavarur dhe me shumë imunitet nga Shba-të! Pra, me këtë marrëveshje do të bien alibit e Rithemelimit se ndaj Berishës ka një persekutim politik! Nëse bëjnë marrëveshje, Berisha nuk do të ketë asnjë amnisti dhe nuk do të ketë më asnjë mënyrë apo mundësi për t'a ringritur një alibi që e Ka mbajtur fort këto muaj poshtë rrugës set lirisë!

- Nuk do të ndodhë asgjë me komisionet e hetimeve dhe mund të ketë ndonjë progres modest, por që nuk do t'i jap asnjë energji të re frymës së Rithemelimit për të cilën ka nevojë shumë ai!

- Gjithmonë ka pasur një perceptim nga shqiptarët se ata janë bashkë dhe kanë interesa të përbashkëta. Me këtë marrëveshje do e forcojnë këtë perceptim! Për pasojë nuk do të kenë më kredibilitet ose mundësi për të pasur më vota në zgjedhjet e ardhshme!

- Kjo marrëveshje nuk do të perceptohet në favor të qytetarëve, por si një pazar për të mbajtur establishmentin e tyre me çdo kusht, me moral e pa' moral!

- Arritja e kësaj marrëveshje konfirmon faktin se ata nuk kanë koherencë politike e as moral politik!

- Kjo marrëveshje bëhet në fakt kundër Bashës, sepse ky i fundit me teorinë e tij të trekëndëshit të Bermudës është në fakt kundër treshes që ka dominuar politikën në këto 30 vite e për pasojë ata janë bërë bashkë për të eliminuar e për të mos faktorizuar Bashën!  Unë, mendoj se kjo marrëveshje do t'i jap fitore Bashës për shkak të koherencës së tij! Këtë e kam thënë shpesh duke marrë si shembull rastin e Melonin e cila nga katër përqind në zgjedhjet e parafundit, pas vendimit të saj për të mos bërë koalicion me "5yjet" duke fituar zgjedhjet me rezultat si parti e parë në qendrën e djathtë duke u herët kryeministre!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 12/03/2024 21:34

    ghagagagag hahaha hahaah te fala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat