Modelja Adrola Dushi ka folur për jetën e saj personale, duke ndarë detaje nga lidhja me këngëtarin Capital T.

Marrëdhënia mes tyre u bë publike vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që në emisionin ‘Goca dhe Gra’ Adrola Dushi u shpreh se nuk kishte dëshirë që të shfaqeshin kudo bashkë, pasi për të privatësia ishte e rëndësishme.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur.

Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo. Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, tha mes të tjerash Adrola Dushi.