Ky është Fast Food-i kioskë ku u helmuan 50 nxënës në Postribë: Kemi gjetur copa qelqi në sanduiç (VIDEO)

SHKODËR - 50 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, nxënës  të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë kanë përfunduar në spitalin rajonal të Shkodrës me shenja helmimi, pas konsumimit të ushqimit në një kioskë pranë shkollës që shërbente si Fast-Food.

Ata janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si të vjella, temperature dhe marrje mendsh. Ndërkohë që prindër dhe nxënës bëjnë fajtor ushqimet e blera gjatë pushimit të madh pranë shkollës , ku sipas tyre ka pasur raste kur në sanduiç janë gjetur edhe copa qelqi.

"Dyshojmë tek ushqimet që shiten brenda dhe jashtë shkollës. Ka qenë ligj që kioskat që janë rreth shkollës të hiqen. Këto nuk janë eliminuar asnjë dhe kanë qenë në funksion. Shumë herë fëmijët thonë jo më dhemb barku jo më dhemb koka. Të merren masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve për shëndetin e tyre", shprehet një prind.

Fëmijë: Sot më ka dhimbur barku gjithë ditën. Që të hënën. Kam ngrënë vetëm një sanduiç.

Fëmijë tjetër: Më ka takuar në sanduiç një gastare e madhe (copë qelqi). E kam blerë këtu.

Ndërsa shenjat e helmimit u shfaqën dy ditë më parë, situata vazhdon të jetë e rënduar edhe gjatë të shtunës edhe pse shumë prej fëmijëve kanë lënë spitalin.

Mjekja e infektivit, Rrezarta Bazhdari, tregon situatën por bën thirrje për qetësi, pasi çdo gjë është nën kontroll sipas saj dhe nuk ka nevojë për panik. Ndërsa shprehet se për dalë në një konkluzion përfundimtar pritet dalja e analizave.

Mjekja: Gjendja e tyre paraqitet e qetë. 8 janë shtrime pasi janë më problematikë, me simptoma më të rënda sesa të tjerët. Megjithatë prapë mund të them se situate është më e qetë. Janë marrë të gjitha shërbimet përkatëse dhe janë lajmëruar të gjitha instancat përkatëse për të përcaktuar shkakun.  Rastet janë vlerësuar si Intokstikacin alimentar. Janë marrë analizat por ende nuk kanë dalë. Nga të dhënat e para këta fëmijë janë helmuar. Një pjesë e tyre kanë marrë shërbimin dhe janë mirë. Nuk kanë probleme. Ndërsa këto 8 shtrimet janë nën vëzhgim por dhe për këto situate shikohet e qetë. Nuk ka problem.

1570284662_kioskahelmimishkoder.jpg

Kioska ku morën ushqim nxënësit

Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e kampioneve të ushqimeve si dhe po bëhen verifikimet edhe nga Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ndërkohë që policia dhe prokuroria nga ana tjetër vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje e cila u bë publike ditën e djeshme. Dyqani në fjalë ku nxënësit merrnin ushqim është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që në pyetje u morën edhe pronarët e fast-foodit.

1570284636_kisoska.jpg

Kioska ku morën ushqim nxënësit

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 05/10/2019 18:42

    FAST-FOOD MORRI,,//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja