"Ky është fundi", libër për Xhim Morrison, legjendës së muzikës që nuk vdes kurrë

Kopertina e librit "Ky është fundi"

Zgjohu

Shkundi ëndrrat nga flokët e tu

 fëmija im i bukur, i ëmbli im;

Zgjidhe ditën & shenjën e fatit tënd;

 gjëja e parë që sodit,

shenjtëria e ditës ndrit.

Janë disa prej vargjeve të legjendarit Jim Morrison i cili në vetëm 27 vite jetë arriti të shënjojë emrin e pavdekshëm në historinë e muzikës.

James Douglas, ose siç e njohin të gjithë Jim Morrison lindi më 8 dhjetor 1943 në Florida dhe vdiq në Paris, më 3 korrik 1971. Gjatë jetës së tij , ai u bë i famshëm si këngëtari dhe lirikashkruesi i grupit The Doors. Për nder të gjithë veprimtarisë së tij artistike Genci Muçollari i ka dedikuar librin me titull “Ky është fundi", titull që përkon me një prej këngëve më të famshme të grupit.

Xhim Morrison ka qenë një nga heronjtë e mi që kur isha në shkollë të mesme. Në atë kohë kishte pak burime ku mund të dëgjoje muzikë ose të merrje të dhëna për këngëtarë, por mundësitë ishin dhe unë i gjeja. Xhimi ishte një nga heronjtë e mi të parë. Gjëja që është me shumë interest ë Xhim Morrison është se ai ishte një portë ku mund të hyje në zona të tjera që janë p.sh. poetë, muzikantë të mëdhenj të së shkuarës.

Genci Muçollari, autori i librit "Ky është fundi"

Morrison u shqua si një student i zgjuar dhe me prirje në letërsi, poezi, filozofi e dusha të tjera. Megjithëse ishte fare i ri ai mendonte gjithmonë për fundin.

Xhimi që në fillesat e tij mendonte për fundin dhe shpesh e ndiente sikur gjithçka përreth tij po binte, e ndiente një farë fundi dhe edhe jeta e tij e shkurtër e vërteton këtë që ai mendonte gjithnjë për fundin.

Genci Muçollari, autori i librit "Ky është fundi"

Autori i librit "Ky është fundi", Genci Muçollari në një intervistë për Report Tv

Shpirti i tij rebelues dukej edhe në veshjet dhe sjelljet e tij në skenë. Edhe sot morrison mbahet mend si një nga poetët këngëtarë më me ndikim në botë.

Xhimi besonte që kishte një pjesë përtej. Shfaqjet e tij ishin pjesën më të madhe dramatike. Ai besonte që ne mund ti drejtojmë njerëzit, por nuk mund ti ti detyrojmë. Xhimi ishte rebelues, ai donte ti nxiste njerëzit të vinin tek kjo pjesa e irralitetit.

Genci Muçollari, autor i librit "Ky është fundi"

Genci na tregon se libri i tij i cili përshtat të poezitë e Jim Morrison në gjuhën shqipe është pritur mjaft mirë nga lexuesit, sidomos nga moshat pak të rritura që e preferojnë më tepër zhanrin e muzikës që morrison lëvronte.

Them që interes ka patur nga brezi i të rriturve. Xhimi vjen këtu edhe nëpërmjet poezive, lirikave. Xhimi ishte i ri kur vdiq dhe jeta e tij ishte komplet e një djali të ri që ishte rebel dhe dha atë mesazhin që gjithësecili me mendjen e tij mund të arrijë majat brenda një jete kaq të shkurtër. Besoj që edhe brezi i ri ka për ta pëlqyer.Reagimet kanë qenë shumë të mira, është pritur shumë mirë. Është një libër i plotë, them se është ezauruar edhe pjesa e biografisë apo jetës , por edhe krijimtaria e tij poetike.

Genci Muçollari, autor i librit "Ky është fundi"

Libri "Ky është fundi" nga Genci Muçollari

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar