Kylian Mbappe në qendër të kritikave! Mori pushim te Franca, shihet në club nate

Kylian Mbappe në qendër të kritikave! Mori pushim te Franca, shihet në club nate

Kylian Mbappe

Futbollisti i Real Madrid, Kylian Mbappe mungon në ndeshjet e këtij muaji te Franca për shkak dëmtimi. Për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë gjatë pushimit ndërkombëtar, edhe pse te Reali mori minuta, drejtuesit e kombëtares e lanë pushim.

Kapiteni i Francës pësoi një dëmtim në kofshë dy javë më parë, por u rikthye për të luajtur në pjesën e dytë kundër Lille dhe Villarreal. 25-vjeçari më pas u la jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, të cilën Blutë e fituan 4-1 të enjten mbrëma.

Megjithatë, gazeta suedeze AftonBladet ka publikuar foto të yllit francez duke qëndruar në Stokholm, ndërsa Franca po luante të enjten. Ata thonë se Mbappe është parë në restorantin Chez Jolie, përpara se të nisej me një furgon të zi për të hyrë në hyrjen e pasme të diskotekës V në zonën Stureplan.

Pamje që në Francë kanë ndezur polemika në botën e futbolldashësve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil