Dy aksidente me vdekje janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën dy të rinj.
Në ish-kenetë të Durrësit, 22-vjecari Denis Hoxha që drejtonte një makine me targa angekze ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamion të parkuar.
Ndërsa në aksin nacional ‘Librazhd-Prrenjas’, makina që drejtohej nga 31-vjecari Eugen Meka është përplasur me një kamion.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje 31-vjecari nga Korça dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici. Shkaqet e aksidentit po hetohen.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, ku një mjet është përplasur me një kamionin dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.
Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik, ku makinat shihet se janë dëmtuar totalisht në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes.
Sipas policisë, ka humbur jetën personi me inicialet Eugen Meka, 31 vjeç, mjetit i të cilit u përplas me kamionin me drejtues personin me inicialet Y. Z., 30 vjeç.
31 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i cili udhëtonte me të është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
‘Në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti me drejtues shtetasin Eugen Meka, 31 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve’, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.