Kylian Mbappe i ka befasuar të gjithë duke u shfaqur në një nga televizionet turke që ishte duke mbledhur fonde në ndihmë të të prekurve nga tërmetet shkatërrimtare të muajit të shkuar. Sulmuesi i PSG-së dhe Framcës është shprehur se dëshiron të japë kontributin e tij që t'i kthejë buzëqeshjen fëmijëve që janë prekur.
“Ajo që ndodhi është një tragjedi vërtet e madhe. Duhet të ketë qenë një tragjedi shumë e madhe për imagjinatën tonë. E kam të vështirë të vlerësoj atë që kaluan personat e prekur. Detyra jonë sot është e jashtëzakonshme. Komuniteti botëror i futbollit do të bashkohet dhe do të mbështesë Turqinë dhe jo vetëm. Në këtë aspekt, ky program është i jashtëzakonshëm për mua, jam krenar që jam pjesë e tij. Unë do të përdor të gjitha mjetet që kam në dispozicion për të ndihmuar fëmijët. Si dikush që përpiqet të jetë gjithmonë i dobishëm, do të bëj më të mirën time edhe për Turqinë e Sirinë. Mendoj se gjithçka do të jetë shumë më mirë. Shpresoj se mund të bëjmë shumë fëmijë të qeshin përsëri”, tha Mbappe.
![]()
Kujtojmë se nga tërmetet në Turqi dhe Siri mbetën më shumë se 51 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të pastrehë dhe të dëmtuar.

