Por, Kylie Jenner nuk është si shumica e adoleshentëve. Ylli i "Keeping Up With The Kardashians", e cila gjithashtu ka një linjë kozmetike në emrin e saj, ka blerë shtëpinë e saj të tretë në lagjen ekskluzive Hidden Hills të Los Anxhelosit, konfirmoi ndërmjetësi i saj Tomer Fridman.
Ajo ka shpenzuar diku tek 4.5 milion dollarë për shtëpinë e re. Shtëpia përmban katër dhoma dhe katër tualete. Këtë hapësirë Kylie do ta përdorë si zyrë për zgjerimin e biznesit të saj të kozmetikë, sipas burimeve të Mansion Global. Kur ajo do të dojë të bëjë një pushim nga puna, mund të përdorë pishinën dhe xhakuzin e shtëpisë. Shtëpia e re e Kylie-t ka hapësirë prej 12,000 metra katrorësh.
Kjo shtëpi nuk do të jetë kryesorja për të, pasi Kylie po planifikon të blejë edhe një shtëpi tjetër me kosto prej 6,025 milionë dollarësh po në Hidden Hills, ku banojnë shumë të tjerë të famshëm, përfshirë Jennifer Lopez, Miley Cyrus dhe Jessica Simpson. Motra e saj, Kim Kardashian Ëest me të shoqin, Kanye Ëest gjithashtu kanë një shtëpi në zonë.
d.gj/ Shqiptarja.com











