Një nga çiftet më të dashur të modës kaloi Oqeanin Atlantik për ceremoninë e BAFTA Awards 2026 që mbahet sot.
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u fotografuan të afërt me njëri-tjetrin në Royal Festival Hall ku u shfaqën me veshje të kombinuara.
Vajza e vogël e familjes Kardashian-Jennier u shfaq elegante me një fustan të zi vintage prej kadifeje nga Thierry Mugler, i zbukuruar me gurë në pjesën e bustit, përfshirë një gur të madh portokalli në qendër.
Chalamet u paraqit elegant me një veshje totalisht të zezë, të realizuar me porosi nga Givenchy me xhaketë, pantallona me pala, këmishë mëndafshi dhe papion.
Aktori është i nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin ‘Marty Supreme’, i cili ka siguruar plot 11 nominime këtë vit, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe kinematografinë.
Gjatë këtij sezoni çmimesh, çifti ka tërhequr vëmendje me paraqitjet në tapetin e kuq. Në janar, në Golden Globe Awards, Jenner mahniti me një fustan ngjyrë ari.
Chalamet, nga ana tjetër, kombinoi kostumin e tij prej kadifeje të zezë nga Chrome Hearts me Timberlands dhe një varëse nga Cartier.
Në Critics Choice Awards, Jenner zgjodhi një fustan nga arkiva e Versace, ndërsa partneri i saj veshi një kostum Givenchy me vija dhe kravatë me motive floreale.
Megjithatë, kulmi mbetet premiera në Los Anxhelos e “Marty Supreme” në dhjetor, ku të dy u shfaqën me veshje lëkure portokalli të koordinuara nga Chrome Hearts.
Aktori ka lënë të kuptohet se do të ketë edhe momente të tjera si këto për çiftin dhe me Academy Awards që afrohen, pritshmëritë janë të larta për paraqitjen e tyre të radhës.
Komente








