Kylie Jenner, e 'plakur' 10 vjet nga 
numri i madh i ndërhyrjeve estetike

Kylie Jenner, e 'plakur' 10 vjet nga <br />numri i madh i ndërhyrjeve estetike
Kylie Jenner ka pranuar jo shumë kohë më parë se ka fryrë buzët, por sipas kirurgëve plastikë më e vogla e familjes Kardashian nuk ka bërë vetëm aq. 17-vjeçarja ka realizuar një numër të tillë ndërhyrjesh sa e ka rritur veten 10 vjet.

Kirurgu plastik Mark Ho Asjoe në një studim për revistën Closer ka listuar VIP-at që kanë kryer më shumë ndërhyrje në pamjen e jashtme dhe një prej tyre ishte dhe Kylie Jenner.

Sipas tij Jenner ka injektuar mbushës tek buzët dhe mollëzat, ka ndryshuar pamjen e hundës së saj dhe mund të ketë ndryshuar nofullën. Të gjitha këto ndërhyrje po e ‘plakin’ atë më shumë duke e bërë të duket edhe një herë sa mosha e saj.

Ai vijoi analizën e tij duke thënë se Kylie-t, në moshën 30 vjeçare, do t’i ketë humbur elasticiteti i lëkurës dhe do ta ketë të domosdoshme të vazhdojë me ndërhyrje.

Dr. Asjoe shtoi gjithashtu se bukuroshja e televizionit mund të ketë kryer edhe një ndërhyrje në sy pasi sytë e saj duken më të mëdhenj.

Në një periudhë 10-vjeçare, nëse ajo vazhdon me nevojën e ‘çmendur’ për të qenë perfekte, buzët do t’i zgjerohen shumë dhe nëse nuk vazhdon t’i fryjë, lëkura rreth tyre do t’i rrudhet.  
FOTO


 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

10/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi