Kylie Jenner provokon me fotot me
bikini në postimet në Instagram

Kylie Jenner provokon me fotot me<br />bikini në postimet në Instagram
E kupton që vera është afër kur sheh klanin e famshëm Kardashian-Jenner të shpërndajnë foto me bikini teksa na shkaktojnë komplekse të jashtëzakonshme me format e tyre fizike. Kylie Jenner, vajza më e vogël e familjes së famshme ka postuar ditën e djeshme foto me një set bikinish të zeza minimaliste, ku mund të dalloje fare qartë format e saj. 

Pak kohë më parë u diskutua nëse 17-vjecarja kishte kryer një ndërhyrje për zmadhimin e të pasmeve, të cilat sigurisht, ashtu si thashethemet rreth fryrjes së buzëve apo implanteve në gjoks, janë mohuar. 

Sidoqoftë fotot e fundit që adoleshentja ka postuar në rrjetin social Instagram, tregojnë një Kylie të bëshme, ashtu si dhe motrat e saj më të mëdha. Mbetet ende mister nëse bukuroshet Kardashian dhe Jenner i kanë gjenetike përmasat e tyre trupore, apo ‘i modifikojnë’ me ndihmën e bisturisë, sidoqoftë ne ‘nuk ngopemi’ duke i parë ato në performancat e tyre publike apo në postimet në rrjetet sociale. 



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'