Më e vogla e familjes Jenner vazhdon të befasojë të gjithë adhuruesit e saj, fillimisht me ndërhyrjet kirurgjike, më pas angazhimi i saj në biznes e deri tek shtatzënia në moshë të re.
Bukuroshja 22- vjeçare ka blerë një arush, që ka kushtuar 12 mijë dollarë.
Arushi në ngjyrë të gjelbër është i mbuluar me kristale dhe ka vetëm 5 të tillë në të gjithë botën.
Ky veprim ka nxitur komente të shumta, duke e quajtur atë të çmendur, megjithatë Kylie i ka shpenzuar këto para për një kauzë.
Jenner e bleu gjatë eventit të bamirësisë të krijuar nga Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey, në Los Angeles.