Pas ndarjes nga i dashuri i saj Andres Valencoso, thuhet se këngëtarja Kylie Minogue ka mbetur e vetmuar.
Nuk është e lehtë në fakt po të sjellësh në mendje lidhjen e saj 5 vjeçare me modelin spanjoll.
Pengesë mes tyre u bë presioni që sillte puna, i cili u bë i padurueshëm për çiftin dhe e çoi drejt vendimit të ndarjes.
Ata po kalonin gjithnjë e më pak kohë me njëri-tjetrin.
Aktualisht Kylie po punon për albumin e saj të ri muzikor, ndërkohë që ajo ka edhe një rol si anëtare jurie në spektaklin britanik “The Vocie”.

(Kylie dhe Andres, dalja e fundit publike si çift në muajin gusht në Londër)
Një burim i afërt i këngëtares ka thënë për mediat e huaja se Kylie dhe Andres kanë mbetur miq të mirë pavarësisht vendimit që secili të ndjekë rrugën e tij.
“Pavarsisht mënyrës miqësore të ndarjes ka qenë një goditje e madhe për Kyile-n”, ka shtuar më tej burimi.
Ata janë takuar me njëri tjetrin në vitin 2008, kur këngëtarja po promovonte një nga parfumet e saj dhe dalja e fundit së bashku në publik ka qenë në muajin gusht të këtij viti gjatë një darke në Londër.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com