Këngëtarja Kylie Minogue ka ngacmuar fansat me një pjesë të shkurtër nga klipi më i ri me titull “Sexercise”.

45 vjeçarja shfaqet tejet e “nxehtë” në këtë projekt të ri, ku improvizon disa ushtrime të ndryshme gjimnastikore.

E veshur me një veshje trup, e cila nxjerr në pah format e saj Kylie bën disa lëvizje provokuese.

Kjo është kënga më provokuese e yllit australian, e cila është pjesë e albumit të ri “Kiss me oncë”.

kylie minogue

Ky është albumi i parë pas katër viteve shkëputje të këngëtares nga projektet muzikore.   

Klipi pritet të publikohet sonte në mbrëmje në faqen e saj zyrtare në You Tube.

Aktualisht Kylie është edhe njëra prej anëtareve të jurisë në talent shoun australian “The Voice”.

(b.t/shqiptarja.com)