Këngëtarja Kylie Minogue po meret me xhirimet e klipit të ri në Londër, ku është shfaqur super seksi e veshur me të zeza.

Në mediat e huaja është raportuar se kënga mund të jetë “Into the Blue”, e cila do ti përkasë albumit të 12-të muzikor.

Vitin e kaluar, Kylie nënshkroi për shtëpinë incizuese të Jay Z, “Roc Nation” dhe pritet të sjellë një hit.

kylie minogue

Edhe pse vitet kalojnë, 45 vjeçarja Minogue duket se i ka mjaft të mira marrëdhëniet me kohën.

Ajo është në formë të shkëlqyer fizike dhe çdo femër do ta kishte zili.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)