Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor kanë nisur punën dhe janë konstituuar në për zgjedhjet e 30 qershorit. Report TV ishte sot në mbledhjen e parë të KZAZ-së numër 39 në Tiranë, që është një nga 16 KZAZ-të e kryeqytetit. Krijimi i komisionit u ndoq nga anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi.
“Sot është një moment i rëndësishëm, pasi nisin punën komisionet e niveleve të dyta. Sot sekretari i komisionit merr në dorëzim materialet zgjedhore. Meqë kjo KZAZ është me numër tek, kryetari i takon opozitës. Ndaj në mungesë të saj, ftoj anëtarët të propozojnë zëvendëskryetarin që i takon subjektit politik, Partia Socialiste”,-tha Bledar Skënderi.
Por në KZAZ-në 39, si në të 90-të KZAZ-të në mbarë vendin, mungon gjysma e anëtarëve, atyre që Kodi Zgjedhor ja jep PD-së dhe LSI-së. Në mungesë të tyre, KQZ ka emëruar pas aplikimeve dhe përmes shortit një anëtar nga shoqëria civile, aq sa mjafton që mbledhjet të jenë të vlefshme.
“Pas problematikës së njohur, të mungesës së propozimeve nga opozita, KQZ pasi ka bërë thirrje publike, ka caktuar përmes shortit një anëtar kryesisht nga shoqëria civile për të bërë të mundur vendimmarrjen e Komisioneve Zonale. Në KZAZ 39 është caktuar znj. Irisa Bilbilaj”,-tha Skënderi.
PD dhe LSI nuk i kanë dorëzuar emrat e tyre të komisionerëve, por Kodi Zgjedhor ju lë atyre hapësirë që t’i sjellin emrat edhe në momente të mëvonshme përmes procedurës së zëvendësimit, nëse arrihet një marrëveshje politike.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3311
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
-
KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla
5 Dhjetor, 15:20
-
Fushata me lekë xhepi rrezikon 41 kandidatë të lokaleve! Kandidati: Pagova kafe dhe raki! Ironia e KAS: Shkoni te klubi i fshatit me formular në dorë
3 Dhjetor, 19:59