Lëmshi i krijuar në zonat turistike
qindra hektarë nën hetim

Rasti i mësipërm ky nuk është e rasti i vetëm që po hetohet për marrje të pronave në bregdetin e Jugut nëpërmjet rasteve të dyshuara për falsifikim e korrupsion të organeve shtetërore.

Kështu psh Raimond Mëzi, një 55 vjeçar nga Vlora që ka punuar për vite të tëra në varrezat e qytetit dhe që jeton në një shtëpi të varfër në lagjen “Partizani” doli se ishte autor i falsifikimit të dy dosjeve gjyqësore dhe dokumenteve shoqëruese me qëllim përfitimin e 309 hektarëve tokë, vepër të cilën sipas Prokurorisë e ka kryer në bashkëpunim me avokatin e tij, Enkes Hysendhima, arkivisten e Gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj dhe punonjësen e hipotekës, Blerina Dhrami.

Ai është regjistruar si pronar i 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në vendin e quajtur Shën Velash në Zvërnec-prona që sipas Prokurorisë kanë një vlerë tregu prej 210 milionë eurosh. Pas dhjetra ekspertimeve grafike dhe dëshmive përkatëse, Prokuroria e Vlorës ka arritur në përfundimin se proceset gjyqësore nuk kanë ndodhur asnjëherë, firmat e gjyqtarëve janë falsifikuar dhe se dosjet përkatëse janë krijuar me dokumente të falsifikuara dhe janë futur në arkivën e Gjykatës së Vlorës nga personi përgjegjës i arkivës, Donika Besimaj.

Po kështu, Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar. Akuza e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Theodhori Kocani dhe Jani Kocani kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha.

Dokumentet mbi bazën e të cilave është përfituar kjo pronë, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara janë “Procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi, më datë 17/05/2001”; “Vertetim pa datë, i lëshuar nga kryeplaku i fshatit Dhërmi”, “Vertetim, datë 18/07/2001, i komisionit të verifikimit të pronave pranë Bashkisë Himarë” dhe “Vendim nr. 25, datë 09/08/2001 i Këshillit të Bashkisë Himarë”. Nga hetimi është provuar se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë, si dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë. 

 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion