Një tjetër rast trafikimi i lëndëve narkotike ka ndodhur ditën e sotme në Qafë-Botë, Sarandë.
/Shqiptarja.com
Policia kufitare gjatë kontrollit të mjetit tip ''Benz'', me drejtues shtetasin Fatos Alushllari, kanë konstatuar 22 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, me peshë 23.5 kilogramë.
Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve.
Në cilësinë e provës material u sekuestruan lënda narkotike, automjeti me të cilin udhëtonte personi edhe dy aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim të lëndëve narkotike”.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











